Ministrja Tahiri: Me opozitën mund
të kemi dialog, por ata duan dhunën

Ministrja Tahiri: Me opozitën mund<br />të kemi dialog, por ata duan dhunën
Sipas ministres për Dialogun në Kosovë situata në të cilën ndodhet vendi është e papranueshme. Sipas saj dialogu dhe format parlamentare do të ishin një zgjidhje e cila do të shmangte dhunën që po bën opozita në Kuvend. Ministrja Edita Tahiri në një prononcim për Shqiptarja.com tha se qytetarët e Kosovës kanë nevojë të shohin më shumë zhvillim, pasi këto tensione i pengojnë këto objektiva e qeverisë. 

"Edhe opozita edhe gjithë politikanët dhe qytetarët e Kosovës, kemi luftuar për një shtet të pavarur dhe demokratik, një sjelle e opozitës nuk mundëson funksionimin demokratik të parlamentit. Cfarëdo mospajtimesh të ketë opozita janë forma parlamentare që mund të shprehet, do të ishte debati që do të nxirrte në pah argumentet pro dhe kundër. Kjo po pamundësohet, në mungesë të forcës së argumentit, opozita ka zgjedhur ta bllokojë debatin, edhe duke përdorur dimensionin e dhunës që është në shkelje të ligjit. Kosova është një shtet i ri, më shumë se çdo gjë i duhet përparim dhe që të mos ketë pengesa në proces, që mund të vijnë nga vetë ne. Kosova është duke bërë hapa të rëndësishëm në planin ndërkombëtar. Qytetarët e Kovovës kanë nevojë të shohin më shumë zhvillim, por këto tensione i pengojnë këto objektiva që kemi si qeveri në raport me obligimet për të përmirësuar jetën e qytetarëve.:ha ajo

Ndërkohë lidhur me mospranimin e Kosovës në UNESCO tahiri u shpreh e vetëdijshme se Kosova e ka fituar tashmë luftën ndaj Serbisë pasi Serbia sipas saj është në kontraditë me vetveten nga njëra anë ka bërë kërkesën për tu anëtarësuar në BE nga ana tjetër anon me standarde të dyfishta nga Moska.

"Serbia bëri një fushatë në kundërshtim të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, u pa se lidhjet e saj nuk janë me botën Perëndimore, kjo çështje duhet ta brengosë Bashkimin Evropian, për faktin se Serbia ka paraqitur kërkesën për tu bërë anëtare, dhe me standarde të dyfishta anon nga Moska. Serbia ka dëmtuar veten në këtë proces, Kosovën nuk mund ta dëmtojë. Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran, ne e kemi fituar luftën ndaj Serbia. Serbia ende nuk ka dalë nga e kaluara, ende hemogjenizimi sillet në kokat e serbëve."-u shpreh ajo

Redaksia online
(S.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë