Ministrja Xhaçka në Nju Jork: Shqipëria e përkushtuar për ta çuar përpara axhendën LGBTI edhe në OKB

Ministrja Xhaçka në Nju Jork: Shqipëria e përkushtuar për ta çuar përpara axhendën LGBTI edhe në OKB

Foto nga takimi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në eventin ministror të grupit bërthamë LGBTI të Kombeve të Bashkuara “E drejta për të qenë unë”.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe  Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria qëndron për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të komunitetit LGBTI në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale.

Sipas saj, Shqipëria mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për ta çuar përpara këtë axhendë si çështje prioritare edhe në Kombet e Bashkuara.

Grupi Bërthamë LGBTI i Kombeve të Bashkuara është një grup joformal ndër-rajonal i Shteteve Anëtare të Kombeve të Bashkuara i themeluar në vitin 2008. Qëllimi kryesor i këtij grupi është të punojë brenda kornizës së OKB për të garantuar respektimin universal për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore për të gjithë, veçanërisht për komunitetin LGBTI, me një fokus të veçantë në mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Java diplomatike e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja e Jashtme: Do të punojmë me ndërkombëtarët për të mbrujtur lirinë e demokracinë në botë

1663697684_3081828506480328733456357695407438920527818n.jpg

Ministrja Xhaçka, e cila ndodhet në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përmes një postimi në Facebook theksoi bashkëpunimin e Shqipërisë me ndërkombëtarët për zgjdhjen e krizave globale.

“Java më e ngarkuar diplomatike e vitit filloi sot në Sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shqipëria do të vazhdojë të punojë me partnerët  ndërkombëtarë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizave globale, për të mbështetur Ukrainën dhe për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në botë”, u shpreh Xhaçka.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dada: 20/09/2022 13:13

    Vetem kete problem kemi ne ne shqiperite rehatojem LGBTI

    Përgjigju
  • simoni: 20/09/2022 12:25

    USA legalizoi martesat gay ne 2015. Ne vetem 7 vjet kaluan nga "Cfare te duhet se c'bejne ne dhomat e tyre te gjumit?" ne tekstet shkollore me permbajtje eksplicite pornografike ne klasat e katerta (!). Fitueset e garave te notit per femra jane trans, burrat me makeup grash (drag queens) bejne kercime erotike perpara "gjithe familjes", dhe po ngrihet zeri gjithmone e me shume per normalizimin e pedofilise. E ardhme e ndritur na pret duke u lepire pas degjenerimit te perendimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë