Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro per here te dyte ne tri dite doli ne te njejtin televizion duke u perpjekur te qartesoje skandalin rreth ndertimit qe ka autorizuar ne parkun e Butrintit per te hapur nje lokal ne te cilin mund te pish, hash e te blesh suvenire.Kete here, qellimi i intervistes dukej edhe se ishte te sulmoje ato pak media qe kane denoncuar ngjarjen e zmadhuar pikerisht nga sjellja e paspjegueshme e ministres Kumbaro, e cila qe diten e pare ka penguar edhe stafin e saj dhe ekspertet e sektorit te japin shqarime per gazetaret qe i kerkonin.

Kumbaro ne intervisten ne televizion ka akuzuar hapur mediat per "dizinformim me keqdashje" pa dhene llogari per censuren qe ajo vete u perpoq te diktonte. Mirela Kumbaro i percaktoi me pas mediat si "zhurmues qe kane vepruar nga ndonje interes tjeter qe nuk kishte te bente me mbrojtjen e trashegimise kulturore". Nje sjellje ofenduese ndaj gazetareve dhe lirise se shtypit qe duket e ngjashme me fjalorin e perdorur nga Sali Berisha dhe disa nga ministrat e tij kur gazetaret guxonin te hetonin mbi abuzimet e pushtetit.

Shqiptarja.com dhe ReportTV jane mes pak mediave te hetojne mbi ngjarjen e Butrintit pa asnje interes vec atij te  një informacion korrekt dhe transparent.

Por pikërisht korrektesa dhe transparenca kanë munguar totalisht nga ana e ministres, e cila jo vetëm që nuk i ka dorëzuar ende në redaksinë tonë dokumentet e kërkuara, por me një urdhër qesharak u përpoq të bllokojë gazetarin tonë, duke i ndaluar hyrjen në Parkun Arkeologjik të Butrintit. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com