Minogue i trembet rikthimit të kancerit

Minogue i trembet rikthimit të kancerit
Këngëtarja e famshme Kylie Minogue ka marrë pjesë në festivalin e Kanës ku është shprehur edhe për gjendjen e saj shëndetësore pas sëmundjes së kancerit. “Asnjëherë nuk do ta harroj atë periudhë të hidhur. Nuk kalon ditë që nuk frikësohem nga rikthimi i sëmundjes. Ndërsa kur shihem në pasqyrë, shoh jo vetëm shenjat fizike, por edhe ato psikike.Gjithmonë përpiqem të jem optimiste , edhe pse në shikim të parë dukem e hapur, unë jam person shumë i rezervuar.Gjatë sëmundjes kam kuptuar se jam shumë e fortë, ndërsa për shërimin mund t’i falënderoj edhe njerëzit e dashur, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë pranë meje”,- ka thënë këngëtarja. Minogue është një nga emrat më të dëgjuar të muzikës.
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)