Minoriteti maqedonas kërkon 
shtritjen dhe në 2 komuna të tjera

Minoriteti maqedonas kërkon <br />shtritjen dhe në 2 komuna të tjera
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë u mbajt një takim midis  përfaqësuesve të minoriteteve me përfaqësues të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Raportimeve të kësaj Ministrie. Në takim u diskutua për përmirësimin e kuadrit ligjorë dhe të politikave për respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri.

Në planin e veprimit (roadmap) për përmbushjen e 5 prioriteve kyçe të Komisionit Europian, lidhur me mbrojtjen e minoriteteve që përfshihet në prioritetin “mbrojtja e të drejtave të njeriut” është parashikuar si objektiv: “Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe të politikave për respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve. Me urdhër të Kryeministrit është ngritur Grupi i Punës detyra e të cilit ështe vlerësimin e kuadrit ligjor dhe të politikave për minoritetet, me përfaqësues nga ministritë e linjës, si dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi etj. Ministria e Punëve të Jashtme ka rol drejtues dhe koordinues në këtë proces.

Në takim, përfaqësuesit e minoriteteve paraqitën medimet dhe opinionet e tyre për garantimin e të drejtave të minoriteteve. Përfaqësuesi i minoritetit maqedonas, Vasil Sterjovski foli për pozitën e minoritetit maqedonas në Shqipëri, i cili njihet vetëm në zonën e Prespës dhe në f.Vërnik në zonën e Devollit, ndërsa nuk njihet në zonat e Gorës dhe të Gollobordës, për shkrirjen e komunave me reformën territoriale në zonën e Gorës në Qarkun e Kukësit dhe në zonën e Gollobordës në Qarkun e Dibrës, për moslejimin e mësimit të gjuhës maqedonase në shkollat ​​ku ka një kërkesë të këtill etj.

Gjithashtu, Sterjovski theksoi se duhet të miratohet  ligjë për minoritetet me të cilin do të rregullohet njohja  e minoritetit maqedonas dhe të minoriteteve të tjera në të gjithë territorin e Shqipërisë, lejimin e mësimit të gjuhës së minoriteteve, fond të veçantë për mbështetjen e kulturës së minoriteteve dhe riorganizimin dhe funksionim e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve. 




Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)



Në takim morrën pjesë edhe përfaqësues nga zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë dhe ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron