'Minuta Zero'/ Kampionia e kickbox: Tifozët shqiptar kudo janë të parët! Portieria e kombëtares: Në Dortmund policët bënin foto me ne

Kampionati Europian tashmë do hyjë në fazën e nxehtë atë të fazës me eliminim direkt. Në ‘Minuta Zero’ u diskutuan dy ndeshjet e para të ditës së nesërme për fazën me eliminim direkt ato mes Zvicër Itali dhe Gjermani Danimarkë.

Antigona Hyska, portiere e kombëtares shqiptare të femrave, shprehet për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun, se Zvicra mund të kualifikohet ndaj azzurëve.

'Nëse luan si me Shqipërinë, mendoj se Zvicra do fitoj. Do doja ti kishim në kombëtaren tonë. I ndjek, shënojnë supergola. Do kisha dëshirë të luanin në kombëtaren tonë', u shpreh Hyska. 

Ilda Lelo, kampione në kickbox mendon se Italia dhe Zvicra do ta ndajnë kualifikimin pas 90 minutave.

'Spanja deri tani  ka lënë mrbesë më të mirë. Itali Zvicër? E vështirë të themi një rezultat. Italia kur duket po humbet, shfaqet, me lojën e Donnaruma me Spanjës nuk besoj të lëtë kollaj golat të kalojnë. Ndeshje e fortë, ndoshta një barazim', thotë Lelo.

Edhe ish futbollisti Andrea Marko shprehet për një barazim mes Zvicrës dhe Italisë, por megjithatë sipas tij të kaltrit janë më të avantazhuar për kualifikim.

'Dy pikat referuese Barrela dhe Chiesa. Janë lojtarë me personalitet. Luajnë kundër Zvicrës me Xhakën që e ka marrë Zvicrën për dore. Ndeshje delikate. Rikthehet Itralia në stadumini e Berlinit ku doli kampione bote. Embolo sshumë i mirë. Xhaka është lojtar që motivon dhe kultivon ndjenjën e fitores. Pjesa e mentalitetit ka të bëjë shumë. Më shumë mendoj tek një barazim.

Nuk është Italia tek e grand formës. Po e shihja në playstation, e parashikonin 0-0. Gjuan Xhaka atë klasiken e vet, pret Donaruma. Megjithatë fusha është tjetër gjë', nënvizon Andrea Marko.

Portierja Hyska shpreh pëlqimin e saj për performancën e Donarumës.

'Kam qenë tifoze e Milanit. Më vjen mirë që është nga portierët më të mirë të Europianit dhe mendoj se nesër do shkëlqej. Me Manajn , është dalja tek për tek, është si një penallti. Nesër jam tifoze e Zvicrës por me zemër me Donaruma', thekson Hyska.

Më tej, kampionia e kickboxit tregon eksperiencën e saj me tifozët shqiptar, atmosfera e të cilëve u përcoll edhe në Gjermani gjatë 3 ndeshjeve të Europianit.

'Tifozët shqiptar në çdo sport janë të parët. Kudo ku shkojnë. Edhe nëse nuk të nhjohin, mjafton të shohin flamurin shqiptar dhe të ccohen. Mbështetja është shumë e rëndësishme', thotë kampionia e kick boxit.

Edhe për Hyskën, tifozët shqiptar treguan qytetari dhe kishin paraqitjen më të mirë, saqë bën për vete edhe policët gjermanë.

'Pata fatin që të isha në Dortmund. Nuk prisja aq shumë. Ishin më shumë se ccjanë në Shqipëri. Emocion i veccantë. Përshtypje më bëri që kishte edhe njerëz të tjerë që nuk ishin tifoz tanë dhe na suportonin. Edhe policët donin të bënin foto me ne. Kemi treguar tifozeri të mirë, nuk kemi pasur incidente. Kemi ngritur stadiumin në këmbë', shprehet portierja.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK