'Minuta Zero'/ Nard Ndoka zbulon: E njoh futbollin, kam qenë golëshënues! E pamendueshme që Broja rri jashtë formacionit

Tashmë faza e grupeve në Kampionatin Europian ka mbaruar dhe pas dy ditësh nis faza me eliminim direkt. Shqipëria u rendit e fundit në grupe, por performanca e kuqezinjve vijon ende të diskutohet.

I ftuar në ‘Minuta Zero’, ish deputeti Nard Ndoka tregoi përshtypjet e tij lidhur me ndeshjen e kombëtares. Për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun Ndoka zbuloi gjithashtu se diku ka luajtur futboll dhe ka qenë golëshënues.

'E njoh futbollin. Kam luajtur dhe vetë futboll. Kam qenë golshënues. Jam i apasionuar pas futbollit pas futbollit edhe në rini. Kam pas vëmendje ndaj futbollit. Kam qenë qendër sulmues. Diku pak para viteve 90 kur futbolli kishte një liberalizim me kategoritë e dyta dhe të treta. Luaja si qëndërsulmues. Kishte dhe organizime të kampionateve, ishte kampionat interesant. Pastaj ne edhe me parlamentin patëm aktivizim me miqësore, zhvilluam një kampionat patëm një miqësore me Italinë. Formacioni italian kishte dhe që kishin luajtur me kombëtaren. Edhe ekipi, pastaj luajtëm me Kosovën, kishim ekip shumë të mirë.'

Më tej ai shprehet se kombëtarja jonë bëri një paraqitje dinjitoze por kritikoi qëndrimin jashtë formacionit të sulmuesit Armando Broja

'Bëmë një paraqitje të mirë, dinjitoze, jemi mësuar me ekipe të dobëta. Por nuk duhet të kënaqemi me kaq. Këtu jam pak skeptik. Që në fund ndëshkohemi, dalim të fundit. Dhe themi që erdhëm me kokën lart. Nuk duhet ta bëjmë këtë. Ne erdhëm me kokën poshtë. Të turpëruar, me vetëm 1 pikë. Prisnim shumë më tepër. Askund nuk kishte grupe të lehta.

Ata që ishin kampion para 4 viteve mund të ndëshkohen. Kjo është interesante. Në një garë të gjithë janë të barabartë. Ne e mendojmë ekipin tonë si para 12 viteve. Lojtarët tanë luajnë në Evropë. Kanë mentalitet tjetër, ne nuk i përdorim si asete. E pamendueshme si rri Broja jashtë formacionit. Ka një teori mis fol shoferit, mos i fol trajnerit', shprehet Ndoka.

Eksperti Albert Karriqi u ndal edhe tek presidenti i Federatës, Armando Duka duke e kritikuar për antropocentrizëm.

'Atë që bëri Broja në aq pak, nuk e bëri ekipi në gjithë kohën. Është një logjikë deduktive, që të themi veproi mirë apo jo. Duka thoshte që ka njerëz që bëhen super ekspertë. Jo, opinionet na thonë filozofët janë si gishtat e dorës. Federata ka detyrë ti mbledhi këto dhe të thotë cila rëndon më shumë. Filozofia thotë sa më shumë post të kesh aq më shumë të drejta ka. Kjo nuk duhet të ndodhet mbrëmë me Dukën. U bë antropocentrist. Kemi 30 vite që kemi hequr dorë nga antropocentristë. Armando duhet të largohet nga antropocentrizmi sepse sjell autoritarizëm', theksoi Karriqi.

Më tej, Ndoka është i mendimit se duhet një trajner shqiptar, vendas në drejtim të kombëtares, për dikë që njeh situatën.

'Duhet të kuptojmë se është biznes. Ne e marrim seriozisht sportin. Është biznes. Sylvinho vjen në Shqipëri, rrit kuotat e tij dhe pastaj ikën. A duhet të kemi një trajner të huaj apo shqiptar? Këtu mungojnë zinxhirë ekipesh. A kemi brez zinxhirë me të rinj? Ka staf teknik që nuk e dimë se funksionon. Ky stafi teknik përzgjedh njeri? Nuk ka një urë ndërlidhëse me ata që janë jashtë që shkëlqejnë.

Ka pengesa më të rënda se pengesat burokratike. Më shumë marrim një trajner për ta keqpërdorur. Ne kemi një ufo që përpiqet të menxaxhoj ata që janë të gatshëm nga ata lojtarë përzgjedhje një që i thotë kryeministri, një që i thotë presidenti i federatës. Patjetër që jam për një trajner shqiptar. Ndërhyrje do ketë. Por është ndryshe kur ti e njeh realitetin. Ai nuk njeh se kush janë. Mungesë informacioni, atij i japin listën', nënvizoi Ndoka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

Aktori shqiptar nga Kosova, Leonit Maloku tregoi në Minuta Zero eksperiencën e tij si një tifoz i kombëtares kuqezi, të cilën e ndoqi nga afër edhe këtë Kampionat Europian në Gjermani.

Për Eljan Taninin Maloku thotë se shqiptarët e Kosovës gjithnjë kanë mbështetur kombëtaren e Shqipërisë edhe pse në kompeticionet ndërkombëtares Kosova nuk është përfaqësuar. Në qytetet gjermane, Maloku thekson se shqiptarët e të gjitha trevave u bënë bashkë në mbështetje të kombëtares.

'Mendoj se ne këtej në Kosovë i kemi pasur zbrazëtinë e brendshme që ne nuk kemi parë Kosovën të luajë në arenën ndërkombëtare dhe kemi pasur Shqipërinë si back up për të shuajtur zjarrin brenda shpirtin tonë dhe kjo zbrazëti, mendoj se Shqipëria e ka plotësuar. Por mendoj se jemi një. E kemi entuziasmin që festojmë 17 shkurtin, nëntorin edhe këtë lloj feste. Shqiptarët rrinin bashkë, nga Shkupi, Kumanova. Edhe bashkë me spanjollët, italianët, gjermanët rrinim bashkë festonim bashkë. Shumë familjarët nga Kosova kanë shkuar për të vizituar edhe familjarët e tyre edhe me pa lojën edhe me festuar bashkë. Kam pasur dajën në Dortmund dhe kam shkuar më pas edhe Dyseldorf. Shqipërinë e duam të njëjtë. Si të Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi, Shqipëria na bashkon. Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë. Nëse kishe parë festën që bëmë jashtë stadiumi dhe brenda nuk kishe me thënë që Kosova është streha e fundit e atdhedashurisë, por krejt trevat mbarëshqiptare e kanë një dashuri tepër të madhe për Shqipërinë. Shqipëria na bashkon dhe jemi një. Mendoj se krejt Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë me ia dhënë krejt dashurinë Shqipërisë.'

Ora 20:24
Minuta Zero/ Tifozi kuqezi që theu spagetit në Dortmund: Nëse ndeshemi me Serbinë? Më mirë mos ndodhi

 

Në Minuta Zero foli tifozi kuqezi në lidhje Skype, Nexhat Domi që kreu gjestin e veçantë në prag të ndeshjes Itali-Shqipëri në Dortmund. Domi theu spagetit para tifozëve italianë. Ai shprehet se ka 15 vite që e kishte menduar këtë gjë.

‘E kam pas fiksume në kokë para 15 vjetësh kur kam qenë në Milano. Aty me një kafe një e moshuar më tha se nuk keni respekt për spagetin. Kur erdha këtu tek motra, ajo shkoi në supermarket dhe morëm spageti.

Pas thyerjes së spagetit komunikova me italianin që ra në gjunjë, jetonte në Stokolhm. Ai e priti me sportivitet.’

Më tej ai tregon aventurat e tij si një nga kryesorët tek Tifozat Kuq e Zi.

‘Jam përfaqësuesi i TKZ në Norvegji. Kam qenë në Izrael, në Angli. Më e shëmtuara në Angli, kur u mundëm 5-0. Ishte kohë pandemie. Mendoj se i respektuam tepër italianët, me mendjen se kampionët në fuqi. Edhe ai goli i parë erdhi shumë herët. U qetësuam, ndjemë një farë rehatie. Djemtë dhanë maksimumin më tej. Humbje fitore i mbështesim. Kodi i etikës së TKZ nuk na lejon me dhënë mendim, trajneri vendoset nga federata. Duhet të kishim punuar më shumë në aspektin një komb një kombëtare. Trajneri mendoj se duhet të vijoj punën.’

Sakaq, i pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu për një ndeshje të mundshme me Serbinë në të ardhmen, Domi shprehet që më mirë mos ndodhi, pasi sipas tij tifozat kuqezi kanë reputacion të mirë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive