'Minuta Zero'/ Nesër çerekfinalet! Elvin Meka: Kush fiton nga Gjermani-Spanjë, merr Europianin

'Minuta Zero'/ Nesër çerekfinalet! Elvin Meka: Kush fiton nga Gjermani-Spanjë, merr Europianin

'Minuta Zero'

Nesër luhen dy supersfida të Kampionatit Europian, teksa në orën 18:00 Gjermania do ndeshet me Spanjën, ndërsa në 21:00 Portugalia dhe Franca përballen me njëra-tjetrën. Në ‘Minuta Zero’, eksperti i tregjeve financiare Elvin Meka tregoi për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun pasionin e tij për skuadrën gjermane.

'Një tifoz i çmendur i Gjermanisë. 44 vjet tifoz. Që atëherë u nda vija. Pjesën më të madhe të trofeve më të bukura, pa kapur 74 apo 50 i kam shijuar në një moshë ku shijohet shumë sporti, atë që ti ndjen për një ekip. Çuditërisht jo. Më shumë frikë kam pasur në finalen e botërorit të 2014 ku Gjermania kishte ekip më të fortë. Kam një lloj besimi apo ndjenjë të mirë. Shoh që Gjermania ka 10 ndeshje që ecën mirë', tha Meka.

Më tej ai shton se kush fiton nga çifti Gjermani-Spanjë është fitues në europian.

'Andrea tha kush fiton nesër është favorit. Unë them kush fiton nesër fiton kampionat. Franca me Portugalinë do jetë një tension nervash sesa lojë kalibri. Nuk hyn për spektakël. Më shumë do fitojë ai që është më i qetë', shton ai.

Ndërsa analisti Andrea Marko komentoi talentet e Spanjës.

'Dua të them një gjë. Luajnë lojtarë që e njohin mirë njëri tjetrin. Besoj se pak a shumë sekretet ia dijnë. Unë jam për atë që talenti nuk ka as kohë. Pjesa e talentit do stimuluar, aktivizuar në ndeshje, besoj se këto lojtarë, kur të eliminohet Spanja do thonë vogëlushet e Spanjës', thekson Marko.

Sipas tij Yamal dhe Nico Uilliams janë dy rreziqet e La Roja, por gjermanët mund t’iu bëjnë ballë.

'Yamal është një sulmues i rrezikshëm. Ai do avancojë një mesfushor, ose një lojtar krahu që do ta zhvendos tek Yamal. Luan mirë me topin, por në detyrën mbrojtëse. Ulliams ruhet në pjesën e kontrasulmit. Është i shpejtë. Kimich do ia dalë pasi ka eksperiencë. Besoj se Kroos tha trajneri do e kalojë më të avancuar. Trajnerët i kanë studiuar lojtarët.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët do vendosen para ligjit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët do vendosen para ligjit