Minuta Zero/ Prodani: Spalleti duhet të dorëhiqej, nuk dha asnjë ide! Marko: Gjermanët më duken më të motivuarit, anglezët të vakët

Sot është dita e dytë e ndeshjeve të 1/8 në Kampionatin Europian. Anglia eliminoi Sllovakinë, ndërsa Spanja do të ndeshet me Gjeorgjinë. Në ‘Minuta Zero’ ekspertët analizuan për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun fazën me eliminimin direkt në Euro 2024.

Për Andrea Markon, Anglia megjithë kualifikimin ka një ngërç të trashëguar, pavarësisht dhe emrave në përbërje.

'Është ngërç i trashëguar. E shoh që nga 66. Nuk më ngroh kjo Angli. Megjithë se ka emra të mëdhenj. Po flasim për lojtarë që çoja topin dhe lërja... Janë shumë gjëra që Anglia është shumë e vakët dhe duhet të besoj tek individët.'

Ndërsa shefi i Marrëdhënieve me Publikun në ILD, Elis Kuçi shprehet se Anglia nuk do të eci shumë gjatë në Europian.

'Nuk e shoh që do bëjë rrugë të gjatë. Çdo ndeshje Anglia vjen shumë ngadalë. Harry Kane nuk ka rrezik. Dhe mbrojtësit e Sllovakisë nuk janë të një niveli. Mendoj se një eliminim do ti shkundte. Më mirë një ikje në shtëpi.'

Ndërkohë diskutimi më tej vijoi për eliminimin e djeshëm të Italisë. Eduard Prodani në studio shprehet se Spalleti nuk mori përgjegjësi dhe duhet të largohet nga drejtimi i kombëtares azzure.

'Nuk e dinim potencialin e skuadrës italiane. Mendimi im që Spalleti duhet ta lëshoj skuadrën. Potenciali i futbollit italian nuk mund të jetë inferior ndaj atij zviceran. I jap peshë të madhe trajnerit në skuadër. Një trajner i mirë edhe nga hiçi krijon diçka. Trajnerët e mëdhenj e kanë theksuar që nuk është njësoj të drejtosh klube apo skuadra kombëtare. Mesa duket do qëndroj sepse është në unitet me presidentin e federatës.'

Sipas Prodanit, Spalleti nuk krijoi dot frymën e duhur.

'Italia nuk është lojtarët, është skuadra dhe fryma. Spalleti nuk kishte asnjë ide, asnjë frymë.'

Sakaq, Marko theksoi se gjermanët në këtë europian duken më të favorizuar

'Gjermanët janë shumë të motivuar.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë