Minxhozi: Kadri Veseli turpëroi Tiranën

Minxhozi: Kadri Veseli turpëroi Tiranën

Në fakt s’na ka turpëruar vetëm ai. Na ka turpëruar e gjithë klasa politike kosovare, e cila i tregoi pjesës tjetër të kombit, klasës politike të Tiranës, sesi votohet, sesi numërohen votat dhe mbi të gjitha, sesi humbet. Në këtë pikë humbësit, PDK e të tjerët, dhanë mësimin madhor të pranimit civil të rezultatit. Sepse të gjithë janë gati të thonë “Fituam”, puna është kush thotë “Humbëm”.

Që Kosova është një realitet politik e social hiç më i keq se Shqipëria, këtë e kemi ditur prej kohësh, por e tregoi edhe votimi i të dielës së fundit. Prej vitesh elita politike kosovare ka pasur një sjellje më të qetë, më etike, më bashkëpunuese mes vetes. Mjafton të shohësh fjalorin që kanë përdorur krerët politikë e përfaqësuesit shtetërorë mes tyre. Një ndryshim thelbësor mes dy anëve të kufirit, ku politika e Tiranës i ngjan më shumë një cirku gladiatorësh.

Në anën tjetër, Kosova është shoqëri e cila i hyri tranzicionit (më saktë formimit të shtetit të ri), një dekadë pas Shqipërisë, e që po del prej tunelit mesa duket para nesh. Sepse akti i madh dhe final emancipues, që e nxjerr një shtet nga këneta e tranzicionit, është më së pari vota. Një votë që për kosovarët erdhi e qetë, u përjetua pa asnjë incident dhe fituesit e humbësit u panë brenda natës.

Një shembull që këtu në Tiranë duhet ta thjesht ta ëndërrojnë, pasi këtu thuajse anjëherë nuk del një fitues dhe një humbës i qartë, muaj e vite pas ditës së votimit. Të gjithë kanë fituar, askush s’ka humbur. Vetëm “i kanë vjedhur fitoren”!

Kosova mbyll ciklin e qeverisjes prej partive të dala nga lufta e vitit 1999, për t’ja kthyer pushtetin forcave politike që kryesohen nga një lëvizje në thelb anti-sistem. Me veçoritë e saj të spikatura, Vetëvendosja është një eksperiment i kthyer gradualisht në një projekt politik fitues. Kurse me Albin Kurtin, Kosova merr përsipër të shkelë një rrugë të panjohur, por qytetarët e saj dhanë një mesazh të qartë: ndryshim dhe largim nga elita politike e vjetër. Merrni shembull nga mësimi që na dhanë./ javanews

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuri.a: 07/10/2019 18:59

    jam Sali Berisha une o budallenje.

    Përgjigju
  • lucian: 07/10/2019 14:37

    SHQIPERINE E MORI NE QAFE KRIMINELI KOMUNIST SALI BERISHA, PA HYRE ME BURG KY GANGESTER VENDI NUK DO TE KETE QETESI.

    Përgjigju
    • Lui: 07/10/2019 14:59

      Plotesisht dakord..

  • K osovari: 07/10/2019 14:37

    Nje urreti popullor e ne Kosove thot:"Me trimin u hasmosfsh e u miqasofsh",

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik