Miqësitë e bujshme e pastaj
të prishura të VIP-ave shqiptarë

Miqësitë e bujshme e pastaj<br />të prishura të VIP-ave shqiptarë
Miqësia është e bukur dhe pa të nuk mund të bëjë askush, megjithatë me kalimin e viteve fitojmë shumë njerëz por edhe humbsim të tjerë.
 
Për një arsye apo një tjetër miqësi shumë të mira përfundojnë aq keq sa kthehen në armiqësi.
 
Të gjithëve na ndodh që rrugët e jetës të na ndajnë me njerëz që dikur i kemi pasur shumë të afërt, por me figurat publike kjo bëhet më e vështirë.
 
Personazhet publikë përveçse duhet të kenë merakun e shoqërisë së humbur përballen edhe me aludimet e shumta të njerëzve mbi shkaqet e “armiqësive”.
 
Një nga miqësitë, tashmë “armiqësitë” më të komentuara është ajo mes Noizyt dhe Encës. Pas konfikteve të fundit duket se këngëtarët nuk do kenë më bashkëpunime së bashku dhe foto mes miqsh.
 
Leonora  Jakupi dhe Adelina Ismaili janë dy nga këngëtaret që kanë qenë më të afërta me njëra-tjetrën por debatet dhe përplasjet kanë shkatërruar miqësinë. Mesa duket vdekja e nënës së Ismailit, ka sjellë një afrimitet mes këngëtareve, por marrëdhënia e dikurshme vështirë të kthehet më.
 
Albana Osmani dhe Eneda Tarifa nuk kanë pranuar që mes tyre ka pasur sherr por dukshëm marrëdhëniet mes tyre janë ftohur.
 
Jo vetëm vajzat e ekranit shquhen për “sherre”, djemtë gjithashtu kanë problemet e tyre. Julian Deda dhe Gentjan Zenelaj dikur miq dhe bashkëpunëtorë të pandarë, nuk flasin më me njëri-tjetrin.
 
Ledri Vula dhe Skivi dikur miq dhe anëtarë të “Skillz”, kanë marrë rrugë të ndryshme ndërsa
Skivi nuk ka hezituar të shprehë zhgënjim për zgjedhjet muzikore të Vulës.
  
Sherr që ka përfunduar në polici ka qenë ai mes Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit. Dy këngëtaret janë konfrontuar fizikisht ndërsa ndodheshin brebda  “Vip shpija” dhe më pas edhe jashtë saj ku kanë akuzuar njëra-tjetrën se janë qëlluar.
 
Ronela Hajati dhe Samanta Karavella kanë qenë për një kohë të gjatë mike shumë të mira të njëra-tjetrës por pas publikimit të një videoje ku Ronela shante Samantën, mes tyre mbaroi gjithçka.
 
Elvana Gjata dhe Soni Malaj dy nga këngëtaret më të afërta me kompozitorin Flori Mumajesi duket se i kanë dhënë fund miqësisë pasi Soni u nda me Florin.
 
Tuna dhe Dafina Zeqiri dukeshin mike të mira sidomos pas bashkëpunimit me këngën “Vibe”, por ajo kohë nuk ekziston më. Vajzat nuk shoqërohen më me njëra-tjetrën.
 
Rezarta Shkurta-Afroviti Goge, Beatrix Ramosaj-Enca, Floriana Garo -Ilda Gega janë disa nga miqësitë që nuk ekzistojnë më në showbizin shqiptar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)