Miqësorja e Kombëtares, De Biasi:
Ukraina tregon gjendjen tonë reale

Miqësorja e Kombëtares, De Biasi:<br />Ukraina tregon gjendjen tonë reale
Një ditë para ndeshjes me Ukrainën, që luhet sot në Bergamo të Italisë, trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi ka folur për këtë ndeshje miqësore, që ai e cilëson si një test mjaft të rëndësishëm për kuqezinjtë. De Biasi shpjegoi se do të ketë ndryshime në formacion, por e rëndësishme është të ruhen karakteristikat e lojës. “Miqësorja me Ukrainën do të tregojë se cila është gjendja jonë aktuale dhe si do të vlerësojmë aspektet taktike të lojës.

Do t’u japim mundësi lojtarëve të tjerë, që të vlerësohen. Është një ndeshje miqësore ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse nuk na pëlqen të bëjmë figurë të keqe. E vlerëosjmë shumë kundërshtarin, që i shënoi katër gola Rumanisë.

E vlerësoj Ukrainën si një skuadër shumë të mirë. Nëse humbasim karakteristikat që na kanë çuar në Francë, nuk shkojmë asgjëkundi. Këtë e kam theksuar gjithmonë në analizat me futbollistët”.

Kaçe e Memushaj
Edhe pse Kaçe dhe Memushaj janë përgatitur në vetëm disa seanca stërvitore me grupin, trajneri është i bindur se janë gati sidomos psikologjikisht për të kontribuar për kombëtaren në Europian.

“Memushaj dhe Kaçe vijnë pas një sezoni të gjatë dhe stresues. Gjendja e tyre fizike është e mirë por në këtë rast ka shumë rëndësi aspekti psikologjik. Ky është turneu ynë i parë i madh dhe si fëmijët që shkojnë për herë të parë në shkollë nga njëra anë jemi entuziastë, por nga ana tjetër duhet të japim diçka më tepër, sepse të tjerët na presin për të bërë festë me ne”.

Vëllezërit Xhaka
Vëllezërit Xhakajt do të ndodhen në një situatë të pazakontë, kundër njëri- tjetrit. Por nuk është vetëm kjo arseyja që sipas De Biasit Shqipëri – Zvicër është një takim i veçantë. “Kur Graniti dhe Taulanti  të zbresin në fushë do të jenë sërish vëllezër, por vëllezër kundërshtarë.

Secili do të luftojë për fanellën e tij. Ndeshja e parë në një farë mënyre është enigmë për të gjithë edhe në anën psikologjike. Kështu që përtej origjinës së futbollistëve do të jetë një ndeshje shumë e veçantë”.

Veseli
Kritikat më të mëdha në drejtim të De Biasit kanë ardhur pas përfshirjes në listën përfundimtare të Veselit, që nuk ka luajtur në anjë ndeshje eliminatore, por trajneri ka argumentat e tij. “Veselin nuk patëm mundësi ta grumbullonim më parë edhe për arsye burokratike.

Është një lojtatar që e kemi ndjekur prej kohësh, besoj se për nga karakteristikat është shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen. Zgjedhjet janë bërë në bazë të kondicionit aktual të gjithsecilit, për këtë arsye kam qenë i detyruar të bëj zgjedhje të dhimbshme dhe shumë të vështira që nga njëherë mund të duken si ta paktuptueshme”, theksoi De Biasi

Gjimshiti
Ndërsa për Gjimshitin, kreu i pankinës kuqezi shpegoi se e penalizoi fakti që thuasje nuk ka luajtur fare gjatë sezonit që sapo u mbyll. “Gjimshiti ka qenë me ne në pjesën e dytë të eliminatoreve.

Më katër shtator u aktivizua ndaj Danimarkës, pasaj më 7 shtator kundër Portugalisë dhe në Armeni ku shënoi një gol shumë të rëndësishëm, por më pas nuk ka luajtur thuasje fare, ky ishte problemi. Luajti tri ndeshje këtu në Bergamo dhe e grumbullova sepse ishte e drejt të bëja këtë, por pashë që nuk e kishte kondicionin që prisja prej tij.

Unë besoj se ai është një futbollist që mund të jetë protagonist me një skuadër të nivelit të mesëm këtu në Itali sikurse është Atalanta”, sqaroi trajneri.

Atalanta
Pyetjes nëse mund të marrë drejtimin e Atalantës, De Biasi iu përgjigj. “Atalanta është një shoqëri serioze që ka një program shumë të mirë sidmos për sektorin e të rinjve, ka një drejtor sportiv që e kam mik prej 30 apo 40 vitesh. Në këtë moment jam te Shqipëria, dhe besoj se do të qëndroj këtu ku jam”, tha Gianni De Biasi.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve