Miqësorja e luksit për "Euro 2016"
Shqipëri-Francë nis shitja e biletave

Miqësorja e luksit për "Euro 2016"<br />Shqipëri-Francë nis shitja e biletave
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi – France, e cila do te zhvillohet ne stadiumin "Elbasan Arena" ne daten 13 Qershor, ora 18:00. Pikat e shitjes se biletave per kete event do te jene prane biletarise se stadiumit Qemal Stafa ne Tirane dhe online ne faqen zyrtare te FSHF-se: www.fshf.org 

Çmimet e biletave per kete ndeshje jane si me poshte:

Tribunat C2, G2               = 1.000 leke
Tribunat C1, C3, G1         = 1.500 leke
Tribunat D, F                   = 2.000 leke
Tribuna E                        = 3.000 leke
Tribunat B1, B5                = 6.000 leke
Tribunat B2, B4, A1, A4    = 8.000 leke
Tribuna A2, A3, B3           = 10.000 leke

FSHF njofton te gjithe tifozet stadiumi Elbasan Arena eshte i pajisur me sistemin elektronik te kontrollit te biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kane elemente sigurie të nivelit më të lartë, te dukshem dhe te padukshem ne sy te lire. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.

Keto jane masa qe FSHF ndermerr ne mbrojtje te tifozeve dhe per te ndaluar te gjithe abuzuesit e mundshem.

E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart prandaj këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF te cilat jane: prane biletarise ne Stadiumin Qemal Stafa, Tirane, prane biletarise se stadiumit Elbasan Arena dhe online faqen zyrtare te FSHF ne linkun e meposhtem:

http://fshf.org/index.php/sq/shop/kostumi-i-kombetares

Federata Shqiptare e Futbollit


d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?