Miqësorja me Turqinë, Panucci
publikon listën e lojtarëve

Miqësorja me Turqinë, Panucci<br />publikon listën e lojtarëve<br>
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci ka shpallur ditën e sotme listën e lojtarëve të cilët ka vendosur të zbresi në fushë përballë Turqisë.

Panucci ka grumbulluar 25 futbollistë, ku nuk kanë munguar emrat e rinj në kombëtare si  Astrit Ajdareviç, i cili luan me AEK dhe Ylber Ramadani që aktivizohet në skuadrën daneze të Veljes,

Ramadai do ti bashkohet skuadrës më 11 tetor, pasi në datën 10 do të zbresë në fushë me kombëtaren U-21 në Tiranë, për një takim zyrtar për eleminatoret.

Në listën e Panuccit nuk kanë mungaur as emrat e njohur të kampionatit shqiptar, ku nuk mund të mungonte emri i Alban Hoxhës. Gjithashtu Panucci ka zgjedhur të grumbullojë edhe lojtarin e Skënderbeut, Sabien Lilaj.

Kuqezinjtë do të grumbullohen ditën e hënë në Antalia, ku do të qëndrojnë 6 ditë për të përgatitur ndeshjen me Turqinë.

lista
(Lista e lojtarëve që Panucci ka zgjedhur të grumbullojë)

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)