Vetëm pak orë para miqësores Shqipëri-Ukrainë trajneri De Biasi, zbardh formacionin me të cilin do të luajë Shqipëria në “Atleti Azzurri”. 

Formacioni do të përbëhet nga Berisha në portë, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli në mbrojtje, Kaçe, Abrashi, Xhaka, Roshi, Lenjani në mesfushë ndërsa në sulm është Armando Sadiku.

Miqësorja shqipëri- Ukrainë luhet në 20:30 në Bergamo të Italisë.

Kjo ndeshje cilësohet si testi i vërtetë para Europianit.

Ndërkohë edhe pse është thjesht një ndeshje miqësore, tifozat nuk kanë nguruar të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës. 




kombetarja
kombetarja
kombetarja
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)