Miqësi dhe rivalitet, Shehi dhe Tetova kërkojnë trofeun e kampionit në Superligë

Miqësi dhe rivalitet, Shehi dhe Tetova kërkojnë trofeun e kampionit në Superligë

Orges Shehi dhe Edlir Tetova

Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e “Final 4” mes Partizanit dhe Egnatias për titullin në Superligën e futbollit. Të diel në 19:00 në stadiumin “Air Albania, Tiranë” do vendoset gjithçka teksa dy skuadrat më të mira do të vihen përballë për herë të dytë këtë sezon në një finale të madhe, pas asaj të Superkupës që u zhvillua më 20 dhjetor 2023.

Në atë sfidë triumfoi Partizani me rezultatin minimal 1-0, megjithatë në fushë nuk kishte asnjë diferencë dhe të dyja skuadrat luftuan dhe dhuruan spektakël deri në minutën e fundit.

Partizani synon mbrojtjen e kurorës së kampionit dhe titullin e 18-të, ndërsa Egnatia është gati për të shkruar historinë dhe kërkon titullin e parë kampion që prej krijimit të klubit.

Veç skuadrave, përballë në fushë do vendosen edhe dy filozofi e dy trajnerë. Edlir Tetova i Egnatias dhe Orges Shehi i Partizanit janë miq jashtë fushe, teksa tre sezone më parë kanë qenë pjesë e Tiranës.

Kur Shehi u ul në stolin e bardhebluve mori si krah të djathtë Tetovën, ndërsa fati e do që miqtë nga Durrësi të diskutojnë trofeun mes tyre. Katër trofe ka fituar Shehi në karrierën si trajner, teksa dy për Tetovën me Egnatian.

Kësisoj, ndeshja në fushë do jetë përtej futbollit, me miqtë që do jenë rivalë në këtë duel.

Shpërbimet - Përveç trofeut, fituesi me skemën ‘final-four’, do marrë edhe 10 milionë lekë shpërblim nga federata, ndërsa gjithashtu do luajë në eliminatoret e Champions League, që sjellin edhe frymëmarrje ekonomike për skuadrat shqiptare. Edhe nëse nuk kalon asnjë tur, fillimisht në Champions League dhe më pas në Conference League, fituesja e Superligës do sigurojë minimalisht 960 mijë euro nga UEFA, e cila ka rritur shpërblimet për skemat e reja që do përdorë.

Ndërkohë janë mësuar edhe ndihmësit e gjyqtarit anglez Anthony Taylor i cili do drejtoje finalen e final-four. Ndihmësit e tij do jenë Gary Beswick, Adam Nunn dhe Robert Jones në VAR.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë