Finalja e trofeut në Superligë, Edlir Tetova: Egnatia dëshiron titullin, kemi dominuar 36 javë

Finalja e trofeut në Superligë, Edlir Tetova: Egnatia dëshiron titullin, kemi dominuar 36 javë

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

Partizani dhe Egnatia luajnë të dielën në 19:00 në "Air Albania" për finalen e titullit kampion në Superligë. Finalja e "Final 4" është komentuar edhe nga Edlir Tetova, trajneri i Egnatias. Për durrsakun titullin e meriton ekipi i tij pasi ka dominuar për 36 javë duke e mbyllur në krye sezonin e rregullt.

"-E mbyllët kampionatin e rregullt të parët, por për fatin e keq tuajin do të luani nesër një finale për titullin. Si ndiheni?

Na vjen keq, sepse e kemi udhëhequr kampionatin që nga java e 3-të e deri tek e fundit, e 36-ta.

-Si është atmosfera tek Egnatia?

Skuadra është maksimalisht e përqendruar, e kemi përgatitur gjithçka në detaje për këtë finale ndaj Partizanit. Besoj se do të bëjmë më të mirën.

-Si ju dalin llogaritë?

Normalisht, gjithçka është e detajuar, pasi bëhet fjalë për një finale. Lojtarët do të luajnë me të gjitha forcat e tyre. Pikat e dobëta të Partizanit… Nuk dua të shprehehem për këtë pjesë. Gjithkush merr masat e tij.

-Lojtari i Partizanit që do t’ia hiqje kundërshtarit të nesërm?

Nuk do t’i hiqja asnjë lojtar, pasi mendoj vetëm për ekipin tim dhe si të japim maksimumin.

-Sa ndikon eksperienca në një finale si kjo?

Nuk besoj se vlen aq eksperienda. Është një format i ri dhe gjithçka e re. Ekipi im, pas fitimit të Kupës së Shqipërisë ka entuziazëm. Jam i bindur se do të japim më të mirën. Finalen e fundit ndaj Partizanit, atë të Superkupës, e keni humbur… Është diçka të tjetër. Besoj se kjo finale do të ketë dinamikë ndryshe.

-A jeni gati psikologjikisht?

Është rast i rrallë që për 1 vit të prekësh 4 finale. Kjo i bën mirë ekipit, e rrit psikologjikisht. E përsëris, finalja e Superkupës dhe ajo e nesërmja nuk kanë asnjë lidhje.

-A keni strategji fiske për këtë finale?

Finalet janë për lojtarët, patjetër që stategjitë janë të pranishme. Janë dy skuadra që kanë përfunduar në dy vendet e para të renditjes, ndaj kërkohet përqendrim total dhe vlerësim maksimal për ta fituar këtë finale", tha Tetova.

Në gjysmëfinalen e "Final 4" Egnatia eliminoi Vllazninë edhe pse me barazimin 0-0, teksa kërkon titullin e parë në histori sa i takon Superligës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur