Miqësia e kupolës së policisë me
Frrokun, publikon foto të tjera

Miqësia e kupolës së policisë me <br />Frrokun, publikon foto të tjera
TIRANE - Pas publikimit të fotove ku katër drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme, Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolin Bala shfaqen duke drekuar me biznesmenin Arben Frroku, të dyshuarin si vrasës të kryekomisarit Dritan Lamajt, drejtuesit e policisë gjatë intervistave në Televizionin A1 REPORT u përpoqën të deklaronin se fotoja ishte e rastësishme.

Madje Nikolin Bala, i cili mban postin e drejtorit të Njësive Operacionale Speciale në Drejtorinë e Policsië së Shtetit dhe Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit dhe gjatë intervistës për  A1 REPORT! thanë se Frroku kishte ardhur rastësisht në tavolinë për të bërë një foto me ta teksa këta të fundit drekonin në një restorant në malin e Dajtit.
 
Por, të tjera foto dalin në dritë për të dëshmuar më shumë. Bëhet fjalë për një foto të muajit maj 2012, konkretisht më 17 Maj 2012 ku Nikolin Bala ka qenë sërish bashkë me Arben Frrokun, kësaj here në një stadium duke parë ndeshjen Partizani-Tërbuni. Pikërisht në kohën kur konflikti mes kryekomisarit Dritan Lamaj dhe biznesmenit Arben Frroku kishte 4 muaj që kishte nisur.

Në foto është fokusuar momenti kur skuadra e futbollit Terbuni, dolën kampionë të kategorisë së dytë pas fitores 1- 3. Ndeshja u luajt në stadiumin Selman Stermasi. 

frroku me Nikolin Bala
(Foto: Në rreth të Kuq Nikolin Bala  bashkë me Arben Frrokun në stadium, Selman Stermasi, 17 maj 2012)


DESHMIA: FRROKU MIK ME KRERE TE POLICISE 

Në një intervistë telefonike dhënë dje për gazetaren Ola Bruko në A1 REPORT!, menjëherë pas publikimit të fotos një i afërm i Dritan Lamajt, kryekomisarit të vrarë, hodhi dyshimet e tij në lidhje me periudhën e shkrepjes së fotos, por dhe faktit që fotoja mund të ketë qenë e rastësishme. Alket Hyseni pretendon, se në foto duket qartë syri i nxirë i Frrokut nga goditja e Lamajt, gjë që tregon se është e vitit 2012, pas konflikteve. Ai e konsideron Dritan Lamajn, si të braktisur nga kolegët, eprorët dhe Ministri i Brendshëm, të cilët e dinin problemin e tij, kërcenimet e tij madje shton se në atë tavolinë është bërë plani për largimin e tij nga posti i Shefit të Komisariatit nr 6.

"Unë dyshoj që vendimi është marrë pikërisht në atë tavolinë aty. Më lind e drejta të dyshoj duke ditur rrethanat, duke qenë një mik i ngushtë i Tanit, përveçse një i afërt i tij. Unë kam pasur të dhëna direkte nga ai. Kështu që dyshoj dhe akuzoj drejtpërdrejt për vendimmarrjen në këtë tavolinë. Për transferimin e Tanit dhe lënien e tij pa suportin që i jepte uniforma e shefit të komisariatit"- tha Alket Hyseni.

Ai shtoi se Dritani ka qenë në dijeni të disa takimeve jo të detajuara, por të disa takimeve të Frrokut me disa nga drejtuesit e policisë, kryesisht me dy prej personave me të cilët është në atë tavolinë, "të cilët e mohojnë që e kanë pasur mik dhe ky është një turp për ata zotërinj."

  arben frroku nikolin bala

(Foto: Në rreth të Kuq Nikolin Bala  bashkë me Arben Frrokun në stadium, Selman Stermasi, 17 maj 2012)

GAZETARI ARTAN HOXHA: FOTOJA NUK ESHTE E RASTESISHME
Edhe gazetari invetigativ Artan Hoxha, i cili ka komentuar ngjarjen dje nga studio e emisionit URBANIKA në televizionin A1 REPORT! deklaroi se Frroku nuk ishte person qe ulej ne tavolinë vetëm për të bërë një foto.
“Unë po bëj avokatin e djallit, por po të shikoni në tavolinë janë 5 gota rakie, dhe nëse e marrim të mirëqenë se Frroku ka shkuar vetëm për një foto, niveli i rakisë nuk është në fazën kur gota është e mbushur por në mesin e tyre. Unë e njoh Frrokun është një biznesmen i fuqishëm i njohur që ka kryer aktivitete edhe aksioner në një institucion arsimor të rëndësishëm në vend dhe nuk është ulur thjesht për një foto...Dhe servirja në pjata është me meze tradicionale... Nuk është hata që e kanë njohur, por jo normale që të lënë prova. Ata kanë lënë gjurmë. Kjo nuk duhej bërë."- tha Hoxha duke komentuar fotot e drekës së Arben Frrokut me kupolën e policisë. 

INTERVISTA E TE AFERMIT : TANI E DINTE PER TAKIMET ME FRROKUN

Në një intervistë telefonike dhënë dje për gazetaren Ola Bruko në A1 REPORT!, menjëherë pas publikimit të fotos një i afërm i Dritan Lamajt, kryekomisarit të vrarë, hodhi dyshimet e tij në lidhje me periudhën e shkrepjes së fotos, por dhe faktit që fotoja mund të ketë qenë e rastësishme. Alket Hyseni pretendon, se në foto duket qartë syri i nxirë i Frrokut nga goditja e Lamajt, gjë që tregon se është e vitit 2012, pas konflikteve. Ai e konsideron Dritan Lamajn, si të braktisur nga kolegët, eprorët dhe Ministri i Brendshëm, të cilët e dinin problemin e tij, kërcenimet e tij madje shton se në atë tavolinë është bërë plani për largimin e tij nga posti i Shefit të Komisariatit nr 6.

Ju jeni i afërm i zotit Dritan Lamaj?

Jam një i afërm i tij dhe një nga shokët e tij më të ngushtë.

Cili do të ishte reagimi juaj pas publikimit të fotos dhe reagimeve të njëpasnjëshme që erdhën, që besoj se i keni ndjekur?

Së pari do të më falni për shkak të ngarkesës së situatës. E dyta, më shqetëson fakti që disa nga drejtuesit e policisë, të cilët unë i njoh personalisht, mohojnë disa fakte të njohura botërisht tashmë.

Cilat fakte?

E kam fjalën për problemin e kërcënimit të Tanit nga ky zotëria në rreth (Arben Frroku) dhe njerëz të tjerë të tijtë.

Të ç’natyre ishin këto kërcënime, ju jeni në dijeni të tyre? Mund të na i thoni ato? Si ishin të formuluara?

Atëherë, janë kërcënime për jetën. Kanosje e mirëfilltë dhe kërcënime jete për të cilat Tani ka vënë në dijeni që të gjithë kolegët e tij, eprorët e tij më saktë. Për të cilat është në dijeni edhe Ministri i Brendshëm. Së dyti, dhe ka rëndësi kjo që do them, fotografia që është bërë aty nuk është bërë në 2010-ën, siç pretendohet. Duket qartë hematoma e Arben Frrokut, pas debatit që ka pasur në komisariatin nr.6 dhe përplasjet fizike. Kështu që kjo fotografi është minimalisht në 2012-ën, dhe shumë pak kohë pas transferimit të Tanit nga shef i komisariatit për në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Unë dyshoj që vendimi është marrë pikërisht në atë tavolinë aty. Më lind e drejta të dyshoj duke ditur rrethanat, duke qenë një mik i ngushtë i Tanit, përveçse një i afërt i tij. Unë kam pasur të dhëna direkte nga ai. Kështu që dyshoj dhe akuzoj drejtpërdrejt për vendimmarrjen në këtë tavolinë. Për transferimin e Tanit dhe lënien e tij pa suportin që i jepte uniforma e shefit të komisariatit.

Z.Hyseni, ku bazoheni ju kur thoni se kjo foto është shkrepur pas vitit 2012, pas debateve që kish pasur më herët gjatë këtij viti mes Arben Frrokut dhe Dritan Lamajt?

Së pari, duket dëmtimi i z.Frroku në fotografi. Së dyti, më vjen dyshimi nga mohimi që sjellin për shumë rrethana disa nga drejtuesit e policisë për të cilët prisja më tepër dinjitet, pavarësisht rrethanave të ndodhura në atë takim. Së treti, nga ato çka Tani vetë më ka folur, jemi konsultuar, ai ka pasur goxha aksion edhe gjyqësor, betejë të cilën ai arriti ta fitonte prej një viti, edhe pse i lënë në harresë nga shteti dhe nga kolegët. Tashmë nuk mundi të përballonte betejën e fundit, atë të orës së errësirës dhe plumbave të errësirës.

Në dijeninë tuaj, a ka qenë Dritan Lamaj në dijeni të kësaj dreke?


Po, ka qenë në dijeni të disa takimeve jo të detajuara, por të disa takimeve të Frrokut me disa nga drejtuesit e policisë, kryesisht me dy prej personave me të cilët është në atë tavolinë, të cilët e mohojnë që e kanë pasur mik dhe ky është një turp për ata zotërinj.

Me cilët nga ata?

Në një moment të caktuar, do ta pohojnë vetë që e kanë pasur mik. Për të qenë të paktën në moralin e malësorit, që në fakt u mungon ai moral.

Në fakt, z.Kuliçaj dhe z.Vocaj e kanë pranuar që e njihnin z.Frroku, porse atë ditë në foto, ai (Frroku) ka ardhur rastësisht në tavolinë…


Nuk nënkuptoj z.Kuliçaj, nuk nënkuptoj z.Vocaj. Mendoj se z. Kuliçaj është çuar në atë tavolinë nga dy persona të tjerë. Nuk ka pasur njohje të ngushta z.Kuliçaj me të, në dijeninë time dhe të Tanit.

frroku foto e re
(NE FOTO: Në rreth të kuq Arben Frroku, në krye të tavolinë me xhaketë të zezë Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj me këmishë rozë ngjitur me Arben Frrokun me gotën në dorë, dhe Met Rrumbullaku ngjitur me Kuliçaj me xhaketë të zezë e kollare kafe dhe Nikolin Bala me xhaketë gri e këmishë bojëqielli)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania