Miqësia e kupolës së policisë me
Frrokun, zbulohen foto të tjera

Miqësia e kupolës së policisë me<br />Frrokun, zbulohen foto të tjera
TIRANE - Pas publikimit të fotove ku katër drejtues të lartë të Ministrisë së Brendëshme, Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolin Bala shfaqen duke drekuar me biznesmenin Arben Frroku, të dyshuarin si vrasës të kryekomisarit Dritan Lamajt, drejtuesit e policisë gjatë intervistave në Televizionin A1 REPORT u përpoqën të deklaronin se fotoja ishte e rastësishme.

Madje Nikolin Bala, i cili mban postin e drejtorit të Njësive Operacionale Speciale, në Drejtorinë e Policsië së Shtetit dhe Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit gjatë intervistës për A1 REPORT! thanë se Frroku ka ardhur rastësisht në tavolinë për të bërë një foto me ta teksa këta të fundit drekonin në një restorant në malin e Dajtit.

Por, të tjera foto dalin në dritë për të dëshmuar më shumë. Bëhet fjalë për një foto të muajit maj 2012, konkretisht më 17 Maj 2012 ku Nikolin Bala ka qenë sërish bashkë me Arben Frrokun kësaj here në një stadium duke parë ndeshjen Partizani-Tërbuni. Pikërisht në kohën kur konflikti mes kryekomisarit Dritan Lamaj dhe biznesmenit Arben Frroku kishte 4 muaj që kishte nisur.

Në foto është fokusuar momenti kur skuadra e futbollit Terbuni dolën kampionë të kategorisë së dytë, pas fitores 1-3. Ndeshja u luajt ne stadiumin Selman Stermasi.

Në rreth të kuq (Foto poshtë)  është Nikolin Bala bashkë me Arben Frrokun, biznesmenin e akuzuar kryesor për vrasjen e Dritan Lamajt mbrëmjen e 24 shkurtit në zonën e "Vasil Shantos" në kryeqytet, teksa ish-shefi i komisariatit numër 6 të Tiranës po dilte nga makina për t'iu drejtuar banesës së tij.



frroku me Nikolin Bala

arben frroku nikolin bala
(Foto: Me shigjeta Arben Frroku dhe Nikolin Balam, ne stadium)


FOTOT:  AGRON KULICAJ DUKE DREKUAR ME ZYRTARET
A1 REPORT! publikoi dje foto ku Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolin Bala në një tavolinë duke drekuar me Arben Frrokun. Kuliçaj (Drejtor i Departamentit të Hetimit dhe zëvendësdrejtor drejtorisë së policisë (më herët ka qenë bodyguard i kryeministrit Berisha) dhe Vocaj (Drejtor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimeve të Krimit) drejtojnë hetimin ku Frroku së bashku me disa të tjerë dyshohet se kryen atentatin ndaj ish-shefit të komisariatit numër 6, Dritan Lamaj.

Menjëherë pas publikimit të fotove, televizioni A1 REPORT! ka kontaktuar zyrtarët e policisë personazh në këto foto. Gjatë reagimit të tyre në transmetim Live me gazetaren Ola Bruko, Tonin Vocaj dhe Agron Kuliçaj kanë dhënë publikisht dorëheqjen nga drejtues të hetimeve për dosjen e vrasjes së Dritan Lamaj.

Ekzistencën e fotos e kanë pranuar dhe dy drejtuesit e tjerë të policisë, Met Rrumbullaku dhe Nikolin Balaj, të cilët deklaruan se Frroku i ka ardhur rastësisht në tavolinë për të bërë një foto me ta teksa këta të fundit drekonin në një restorant në Dajt. Por sot publikohen foto të tjera të cilat dëshmojnë më shumë. 

Pas dorëheqjes së Vocajt dhe Kuliçaj A1REPORT! ka kontaktuar dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj, për të marrë një reagim në lidhje me foton dhe dorëheqjet, çka bën që hetimet të mbeten pa drejtues. Ndërkaq pritet që Policia e Shtetit të caktojë dy drejtuesit e rinj të cilët, nga një burim i A1REPORT! në Policinë e Shtetit do të zëvendësohen pas një mbledhje që do të mbahet këtë mbrëmje në Policinë e Shtetit.

Ndërsa gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka komentuar ngjarjen nga studio e emisionit URBANIKA në televizionin A1 REPORT! thotë se Frroku nuk ishte person qe ulej ne tavolinë vetëm për të bërë një foto.

“Unë po bëj avokatin e djallit, por po të shikoni në tavolinë janë 5 gota rakie, dhe nëse e marrim të mirëqenë se Frroku ka shkuar vetëm për një foto, niveli i rakisë nuk është në fazën kur gota është e mbushur por në mesin e tyre. Unë e njoh Frrokun është një biznesmen i fuqishëm i njohur që ka kryer aktivitete edhe aksioner në një institucion arsimor të rëndësishëm në vend dhe nuk është ulur thjesht për një foto...Dhe servirja në pjata është me meze tradicionale... Nuk është hata që e kanë njohur, por jo normale që të lënë prova. Ata kanë lënë gjurmë. Kjo nuk duhej bërë.

Ndërkohë, Alket Hyseni, i afërm i Dritan Lamaj hodhi akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë duke deklaruar në televizionin A1 REPORT! se vendimi për largimin e kryekomisarit Lamaj nga komisariati numër 6, është marrë pikërisht në atë tavolinë ku krypolicëty drekonin me Arben Frrokun.

frroku foto e re
*NE FOTO: Në rreth të kuq Arben Frroku, në krye të tavolinë me xhaketë të zezë Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj me këmishë rozë ngjitur me Arben Frrokun me gotën në dorë, dhe Met Rrumbullaku ngjitur me Kuliçaj me xhaketë të zezë e kollare kafe dhe Nikolin Bala me xhaketë gri e këmishë bojëqielli

FUNKSIONET

Aktualisht Vocaj, Kuliçaj, Balaj dhe Rrumbullaku mbajnë këto funksione të larta shtetërore:


Agron Kuliçaj
: Drejtor i Departamentit të Hetimit dhe zëvendësdrejtor drejtorisë së policisë (më herët ka qenë bodyguard i kryeministrit Berisha)

Tonin Vocaj:
Drejtor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimeve të Krimit

Nikolin Bala: Drejtor i Njësive Operacionale Speciale

Muhamet Rrumbullaku: Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike

INTERVISTA E TE AFERMIT : TANI E DINTE PER TAKIMET ME FRROKUN
Në një intervistë telefonike dhënë dje për gazetaren Ola Bruko në A1 REPORT!, menjëherë pas publikimit të fotos një i afërm i Dritan Lamajt, kryekomisarit të vrarë, hodhi dyshimet e tij në lidhje me periudhën e shkrepjes së fotos, por dhe faktit që fotoja mund të ketë qenë e rastësishme. Alket Hyseni pretendon, se në foto duket qartë syri i nxirë i Frrokut nga goditja e Lamajt, gjë që tregon se është e vitit 2012, pas konflikteve. Ai e konsideron Dritan Lamajn, si të braktisur nga kolegët, eprorët dhe Ministri i Brendshëm, të cilët e dinin problemin e tij, kërcenimet e tij madje shton se në atë tavolinë është bërë plani për largimin e tij nga posti i Shefit të Komisariatit nr 6.


KULICAJ HEQ DORE NGA HETIMI: PROVA TE FORTA QE FAJESOJNE FRROKUN

Menjëherë pas publikimit të fotove, televizioni A1 REPORT! ka kontaktuar zyrtarët e policisë personazh në këto foto.

Në tentativën e parë për të biseduar me Agron Kuliçaj në një lidhje telefonike të transmetuar drejtëpërdrejt në A1 REPORT, Kuliçaj pas prezantimit të gazetares Ola Bruko ka mbyllur telefonin duke mos thënë asnjë fjalë. Ndërsa në një tentivë të dytë Kuliçaj deklaroi se fotoja ishte rastësore, pasi Arben Frroku i kërkoi zyrtarëve të policisë të bëjë një foto me ta teksa këta të fundit ishin në një drekë shoqërore. Kuliçaj tha se pas publikimit të fotove do të heqë dorë nga hetimi për vrasjen e Kryekomisarit Lamaj.

Megjithatë Kuliçaj dhe se nga puna hetimore e kryer deri më ta ka prova të forta që fajësojnë Arben Frrokun për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

“Që kur ka ndodhur vrasja kam qenë pjesëtar i grupit hetimor...kemi kryer punë intensive dhe kemi bërë veprime të shpejta deri në gjetjen e provave të rëndësishme për Arben Frrokun që e fajësojnë..ne kemi dyshime të forta që Frroku është i përfshirë në vrasjen e Lamaj”, tha Kuliçaj. INTERVISTA E PLOTE NE TV A1 REPORT

VOCAJ DOREHIQET NGA HETIMI: FRROKU ERDHI RASTESISHT NE TAVOLINE, KEMI NJOHJE
Edhe Tonin Vocaj, drejtues i hetimeve për çështjern Frroku deklaroi Live në A1 REPORT se do të japë dorëheqjen nga këto hetime.

“Jam pjesë e këtij grupi hetimor, por pas daljes së fotove, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të mos jem pjesë e këtij hetimi.... Po e bëj tani meqenëse kam një konflikt me opinionin publik për këtë çështje...një zyrtar i policisë duhet të jetë i pastër....unë kam një kompromentin moral ndaj opinionit publik, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të me heqë nga kjo çështje”, -deklaroi Vocaj.

Tonin Vocaj ka sqaruar edhe foton në fjalë për të cilën tha se është publikuar nga vetë ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook, dhe sipas tij është bërë rreth vitit 2010-2011.

“Kemi qenë në një drek në një restorant në Dajt..rastësisht ka qenë edhe Arben Frroku, nuk ka qenë pjesëtar i tavolinës sonë...kemi qenë një grup zyrtarësh të policisë...dhe në lokal ka qenë edhe Frroku...ai është takuar me ne se unë personalisht e kam njohur Arben Frrokun edhe vëllain e tij Mark Frroku”, tha Vocaj.

NIKOLIN BALA: FRROKUN E SOLLI TE NE PRONARI I LOKALIT
Nikolin Bala gjatë reagimit të tij në televizionin A1 REPORT! tha se Arben Frroku iu bashkua tavolinës së tyre pasi u soll nga pronari i lokalit ku ata po drekonin. 



ARTAN HOXHA: FRROKU S’ULEJ NE TAVOLINE VETEM PER NJE FOTO

Ndërsa gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka komentuar ngjarjen nga studio e emisionit URBANIKA në televizionin A1 REPORT! thotë se Frroku nuk ishte person qe ulej ne tavolinë vetëm për të bërë një foto.

“Unë po bëj avokatin e djallit, por po të shikoni në tavolinë janë 5 gota rakie, dhe nëse e marrim të mirëqenë se Frroku ka shkuar vetëm për një foto, niveli i rakisë nuk është në fazën kur gota është e mbushur por në mesin e tyre. Unë e njoh Frrokun është një biznesmen i fuqishëm i njohur që ka kryer aktivitete edhe aksioner në një institucion arsimor të rëndësishëm në vend dhe nuk është ulur thjesht për një foto...Dhe servirja në pjata është me meze tradicionale... Nuk është hata që e kanë njohur, por jo normale që të lënë prova. Ata kanë lënë gjurmë. Kjo nuk duhej bërë.

HOXHA APEL NISHANIT: ZBARDH TE VERTETEN SI KREU KLD
Gazetari investigativ, Artan Hoxha kujton se pasditen e 24 shkurtit ishte shumë afër vendit ku ndodhi vrasja pasi banesa e tij është shumë afër shtëpisë së Dritan Lamajt.

"I kam dëgjuar live breshëritë, kam bërë telefonatën e parë me një kolegun tim dhe e dyta ishte me një punonjës policie, por nuk e dija që ishte vrarë Drtian Lamaj. Kam bredhur në skajet e këtij vendi por s'e kisha menduar që në këtë ditë breshërinë e kallashit do ta dëgjoja aq pranë shtëpisë time”, - kujton Hoxha duke i bërë thirrje presidentit të Republikës që në cilësinë edhe të kryetarit të KLD-së të kërkojë një hetim të paanshëm për të zbardhur të vërtetën. Madje i kujton se presidenti Nishani mandatin e tij të parë si deputet e kishte fituar në zonën e Kombinatit, për shkak edhe të qëndrimit që kishte mbajtur Dritan Lamaj.

“Të ushtrojë detyrën si kryetar i KLD-së, si njeri që ka tagrin ligjor të kërkojë një hetim të paanshëm për të zbardhur të vërtetën”, përfundoi Hoxha.

BURGAJ: POLICIA NUK DOBESOHET PA KULICAJ E VOCAJ, VRASJA DO ZBARDHET
Pas dorëheqjes së Vocajt dhe Kuliçaj A1REPORT! ka kontaktuar dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj, për të marrë një reagim në lidhje me foton dhe dorëheqjet, çka bën që hetimet të mbeten pa drejtues.

“Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet ndaj vrasjes së kryekomisarit, ky është një veprim moral i tyre kur janë takuar rastësisht me një qytetar normal.. kjo nuk do të pengojë procedurat..ne do t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarje”, tha Burgaj. Ai shtoi se: “Policia e Shtetit nuk dobësohet aspak as nga Kuliçaj as nga Vocaj dhe as nga të tjerë, kemi mijëra ekspertë që do e zbardhin ngjarjen”

MIKU I NGUSHTE I DRITANIT: VENDIMI PER LARGIMIN E TANIT U MOR NE ATE TAVOLINE
Alket Hyseni, i afërm i Dritan Lamaj hodhi akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë duke deklaruar në televizionin A1 REPORT! se vendimi për largimin e kryekomisarit Lamaj nga komisariati numër 6, është marrë pikërisht në atë tavolinë ku krypolicëty drekonin me Arben Frrokun.

“Foto nuk është bërë në 2010..duket qartë që Frroku është i nxirë në sy, është bërë në 2012, shumë pak kohë pas largimit të Lamaj nga komisariati numër 6...ky vendim është marrë në atë tavolinë aty.. dyshoj dhe akuzoj drejtpërdrejtë për vendimmarrje në atë tavolinë...duket dëmtimi fizik i zotit Frroku në fotografi.. dyshimi më vjen nga mohimi që japin drejtuesit e policisë faktin që Dritan Lamaj kishte shprehur se ishte kërcënuar me jetë....për të cilët prisja më shumë dinjitet, deklaroi Alket Hyseni. Megjithatë ai përjshtoi zotin Kuliçaj nga kjo akuzë kur tha: Nuk nënkuptoj zotin Kuliçaj..ai është i sjellë nga dy persona të tjerë në atë tavolinë”.

Alket Hyseni, i prezantuar gjithashtu si miku më i ngushtë i Tanit, ashtu siç ai quan kryekomisarin Dritan Lamaj, përcolli shqetësim në lidhje me faktin që drejtuesit e policisë mohuan të kishin dijeni për kërcënimet me jetë që kishte marrë Lamaj.

“Më shqetëson fakti që disa nga drejtuesit e policisë të cilët unë i njoh personalisht mohojnë disa fakte të njohura botërisht. E kam fjalën për problemin e kërcënimit të Tanit nga Arben Frroku dhe njerëz të tjerë të tij. Kërcënime jete për të cilat Tani ka vënë në dijeni të gjithë eprorët e tij për të cilat është në dijeni edhe Ministri i Brendshëm” tha i afërmi i kryekomisarit të vrarë në atentatin e 24 shkurtit shumë pranë banesës së tij në lagjen “Vasil Shanto” në kryeqytet. Intervista e plote e Alket Hysenit




RRUMBULLAKU: S'KEMI ASNJE LIDHJE ME FRROKUN
“Reagimi im është fare i prerë dhe i qartë. Nuk kemi asnjë lloj lidhje me zotin Frroku”. Kështu ka reaguar Muhamet Rrumbullaku i kontaktuar nga televizioni A1 REPORT pas publikimit të fotos së tij dhe drejtuesve të tjerë me Arben Frrokun, biznesmenin e akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

“Nuk kemi asnjë lloj lidhje me zotin Frroku...kemi qenë në shoqërinë tonë si oficerë policie..pa asnjë lloj njohje apo komunikimi tjetër...unë kam qenë në shoqërinë e kolegëve të mi”, tha Rrumbullaku.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania