Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën

Miqësia e rivalëve të mëdhenj të titullit në Premier League, Pep Guardiola: Duam trofeun, mendoni përsosmërinë! Arteta: Mezi po e pres të dielën

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta

Të dielën në 17:00 Premier League fillon të dhjeta ndeshjet e javës së fundit të sezonit (38). Gara në Angli për fituesin e titullit kampion do vendoset me "fotofinish", teksa Manchester City dhe Arsenal janë në garë.

"Topçinjtë" nuk i kanë të gjitha në dorën e tyre, pasi veç tri pikëve do duhet që edhe Manchester City kryesues të humbasë ose barazojë ndaj West Ham. Në Londër, Arsenali pret Evertonin dhe do duhet të marrë tri pikë.

Në rast se Man. City barazon dhe Arsenal merr tri pikë, skuadrat do jenë në kuotë të njëjtë pikësh, me golavarazhin që do vendosë kampionin, ose më pas ndeshjet direkte që kryesohen nga Arsenal.

Përpara ndeshjes për mediet folën Pep Guardiola dhe Mikel Arteta. Trajnerët e Cityt dhe Arsenalit, të dy spanjollë njihen për miqësinë e tyre, aq sa ishte Guardiola qe e mori si ndihmës te City para disa viteve.

Para ndeshjes Pep Guardiola tha se të tijtë duhet të jenë perfektë.

"Ne duam të përpiqemi të fitojmë titullin përsëri, por duhet të luajmë mirë dhe të bëjmë diçka konkrete për të fituar. Ne duhet të tregojmë elasticitet në momente të këqija, siç bëmë kundër Aston Villa ose Spurs për shembull.

Çfarë duhet të bëjmë për të fituar? Kontroll me tranzicionet e topit. Ata kanë Paqueta, Kudus, Bowen, Soucek... edhe ata hedhin topa të gjatë. Prandaj, ne duhet të mbrojmë çdo top të vetëm dhe t'i kushtojmë vëmendje goditjeve të lira dhe goditjeve nga këndi.

Të gjithë kërkojnë çdo sekondë që ne të jemi të përsosur dhe kjo është gjithçka që kam në mendje. Nuk dua të luaj duke menduar për pasojat. Jam më i fokusuar se kurrë se çfarë të bëj për të shënuar gola", tha Pep Guardiola.

Në rast të një suksesi, Man. City do siguronte trofeun e katërt radhazi të Premier League, ndërsa Arsenal e pret këtë titull prej 20 vitesh, nga sezoni 2003-04.

"Është një nga javët më të rëndësishme për shumë prej nesh dhe tani është sigurisht momenti më i rëndësishëm. Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të dielën. Padyshim që isha shumë optimist për barazimin e mundshëm të Cityt të martën, por nuk u realizua dhe tani do të jetë e vështirë, sepse Everton po kalon një moment të mirë do të duhet të dëshmojmë edhe një herë se mund të jemi më të mirë se kundërshtari dhe ta fitojmë ndeshjen.

Kështu që ne duhet të urojmë më të mirën dhe që West Ham të ketë një ditë vërtet të bukur dhe të na ndihmojë të realizojmë ëndrrën tonë. Kjo është ajo që ne shpresojmë. A fola me Moyes? Jo, nuk mendoj se duhet ta bëj, por ishte vendimtar dhe shumë i rëndësishëm në karrierën time, jo vetëm si futbollist por edhe si person.

Është futboll. Pasi të arrijmë atje, ne vetëm duhet të jetojmë momentin dhe të luajmë si çdo javë dhe të kuptojmë se në mënyrë që ajo ëndërr të realizohet, ne duhet të fitojmë. Pastaj ne ende duhet të shpresojmë që West Ham do të na ndihmojë të realizojmë këtë ëndërr", tha Arteta.

Titulli kampion, çfarë ndodh nëse pikët e ekipeve janë të njëjta?

Nëse ekipet kanë të njëjtin total pikësh, kriteret e mëposhtme do të përcaktojnë kampionët e sezonit në Premier League.

- diferenca e golave

- golat e shënuar

- totali i pikëve të fituara nga skuadrat përkatëse në ndeshjet direkte (Arsenali në avantazh)

- më së shumti gola të shënuar si udhëtues në ndeshjet kokë më kokë

- Ndeshja e play-off-it në një stadium neutral, formati, koha dhe vendi i së cilës do të përcaktohen nga Bordi i Premier League.

Renditja

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale