Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës do bëhen bashkë, këtë herë jo në parlament, por në një fushë futbolli.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se në fund të muajit qershor, ose në fillim të korrikut një ekip me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë nga mazhoranca dhe opozita do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një ndeshje miqësore me kolegët e tyre të parlamentit të Kosovës.

Ndeshja mes deputetëve vjen në kuadër të inagurimit të stadiumit të ri të Prishtinës.