Miqësoret dhe 'tradhtia' e Ndojit, Alban Bushi: Luajti me dy porta, s'e mori Greqia dhe erdhi te ne! Pajaziti si Demollari, shkon në ekipin A

Miqësoret dhe 'tradhtia' e Ndojit, Alban Bushi: Luajti me dy porta, s'e mori Greqia dhe erdhi te ne! Pajaziti si Demollari, shkon në ekipin A

Trajneri i U-21, Alban Bushi

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë luan dy ndeshje miqësore në muajin nëntor. Në 16 nëntor kuqezinjtë luajnë në transfertë me San Marinon dhe në 20 po në transfertë me Malin e Zi. Trajneri Alban Bushi ka folur për mediat pas shpalljes së listës, teksa e ka nisur me "tradhtinë" e Andrea Ndoj që la kuqeizinjtë për Greqinë. Emrat e rinj, lojtarët e Superligës dhe objektivat, këto janë disa nga temat e cekura nga Bushi.

"'Tradhtia' e Andrea Ndoj? Ndoj bëri dy zgjedhje brenda një muaji. Ka qenë lojtar i rëndësishëm për ne. Ishte më parë me ekipin U-17 të Shqipërisë. Më pas ndryshoi dhe shkoi te Greqia, kur nuk po e merrte Greqia  unë e pashë në ekipin Olympiacos B për ta marrë te U-21. Kontaktova me prindërit dhe erdhën me kënaqësi. Hodhi firmën për të ndryshuar ekipin nga Greqia te Shqipëria. Ishte shqip dhe anglisht kontrata. U kthye në Greqi, mori ftesë nga ekipi i parë dhe zgjodhi mos vijë. Nuk ka aspak problem për ne, duam lojtarë që ta ndiejnë fanellën. Nëse ka dy mendje, ashtu e ndjen ai. Mos luajnë shumë me ne. Vijojmë punën, lojtarë ka Shqipëria plot. I uroj suksese Ndojit kudo të jetë.

Shans për rikthimin e Ndojit te Kombëtarja? Ne mirëpresim çdo lojtar për të qenë me ne, nëse do jetë në kapacitetin e duhur. Ai ka cilësi. Po kjo puna hajde-ik, hajde-ik, edhe vetë ai nuk do rikthim sepse bëri dy zgjedhje brenda muajit", tha Bushi sa i takon çështjes Ndoj.

Më pas Bushi u ndal edhe te lojtarët e thirrur nga Superliga shqiptare, me trajnerin që kritikoi klubet tona për mungesën e hapësirës për të rinjtë. "Rast unik" e quajti Bushi aktivizimin e të rinjve në Superligë, duke treguar vështirësitë për të zgjedhur lojtarët.

"Lista dhe lojtarët e Superligës? Pavarësisht se kemi emra të rinj, synimi ynë është që lojtarët e U-21 të shkojnë të ekipi A. Kombëtarja e madhe na ka penalizuar në një farë mënyre, sepse nëse do kishim edhe lojtarët e tjerë që u thirrën në ekipn A do bënim më mirë. Futbolli tani është bërë i lexueshëm, ne e analizojmë ekipin anglez apo gjerman kur kemi ndeshje. Kemi disa lojtarë që nuk na kanë ardhur këtë herë pasi nuk është datë e FIFA. Do i kemi në mars.

Kombëtarja A? Është një motivim për çdo trajner që t'i përmendet emri në ekipin A. Objektiv kemi lojën e mirë me U-21 dhe të dërgojmë ekipin në Europian apo Botëror.

Fryma e grupit? Superliga këtë sezon është unike, nuk ka lojtarë që të furnizojë ekipin U-21. Rast unik në botë. Klubet duhet të aktivizojmë më shumë lojtarë të rinj. Vetëm Alivoda dhe Buxhelaj kanë minuta. Duhet besim për të rinjtë. Shikoni Alivodën dhe Buxhelaj që me besim bënë mirë", tregoi "Loku".

Trajneri i U-21 ceku edhe ndryshimet nga ndeshjet e fundit, teksa i bëri jehonë afrimit të Arda Kurtulan nga Turqia dhe Pajazitit të Fulham, që e krahasoi me Demollarin.

"Ndryshime në mesin e fushës nga ndeshjet e fundit dhe Arda Kurtulan? Arda ka debutuar me Fenerbahce si talenti më i ri. Është një superlojtar që do jetë e ardhmja jonë. Lidhja me të atin, sepse kemi luajtur bashkë në Turqi bëri që ai të vijë te ne.

Brezi i tranzicionit? Shumë emra nuk janë të mëdhenj, me kalimin e kohës do jenë në nivel nëse punojnë. Këtë herë nuk kemi emra por grup. Shpresojmë mos kemi dëmtime sepse kemi grup të mirë dhe do synojmë kualifikimin këtë vit. Kemi San Marinon dhe paçka emrit nuk është i lehtë. Na mungon një sulmues i mirë që të shënojë gola. Kemi emra si Toçi, Nikqi por që nuk janë goli. Na duhet një mbrojtës i mirë, Preka nuk ka luajtur me Partizanin dhe presim të kthehet. Me Kurtulan bëhemi të fortë në mbrojtje. Kemi edhe Pajazitin nga Fulhami, e krahasoj me Demollarin. Do e shikoni me U-21 dhe shumë shpejt do jetë në ekipin A", tha Bushi.


Lajmi kryesor:

Tre afrime të reja te U-21, Alban Bushi publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën