Kombëtarja U-21 do të zhvillojë dy miqësore në qershor ndaj Sllovenisë U-21 dhe Italisë U-21. Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime mjaft të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve.
Për herë të parë me Kombëtaren U-21 bashkohen portieri i AF Elbasanit, Klevi Totoshi, si dhe Blerton Isufi, i cili aktivizohet në Norvegji me skuadrën e Molde.
Ndeshja e parë miqësore, Slloveni U-21 - Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”. Ndërsa sfida e dytë, Itali U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor, në orën 18:15, në stadiumin “Omero Tognon”.
Më poshtë lista e plotë me 25 lojtarët e grumbulluar:
Portierë: Giulio Veliaj, Klevi Totoshi, Alain Taho
Mbrojtës: Zylyf Muça, Arlind Kurti, Ervin Bashi, Adi Kurti, Maldin Kacurri, Aurel Marku, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Enes Osmani
Mesfushorë: Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ammar Asani, Dario Daka, Benjamin Dibrani, Blerton Isufi, Burak Alili
Sulmues: Erald Maksuti, Kevin Dodaj, Rrok Toma, Olsi Myrta, Elmedin Rama

Lista e Kombëtares U-21
Komente









