Skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 janë në fazën përgatitore përpara turneut që do të fillojë më 11 qershor në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Në ndeshjet e djeshme dhe mëngjesit të sotëm bindën Argjentina dhe Brazili. Fitore siguruan edhe Anglia (Kane 45+2'), Gjermania apo Turqia. Portugalia fitoi 2-1 me Kilin mes grushteve të Leaos dhe Roman, me dyshen që u përjashtuan me kartona të kuq në shtesën e pjesës së parë.
Në stadiumin 'Browns' të Clevelandit, Brazili fitoi 2-1 kundër Egjiptit. Skuadra e Carlo Ancelottit bindi sërish përpara Kupës së Botës, teksa shihet si ekipi pretendent për të fituar Botërorin. 'Selecao' kaloi në epërsi pas shtatë minutave lojë me golin e Bruno Guimaraes, por Ziko barazoi katër minuta më vonë. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 52 minutë, Endrick shënoi golin që i dha suksesin Brazilit.
Në 'Soldier Field' të Chicagos i cili ishte i tejmbushur nga tifozët, Gjermania fitoi 1-2 kundër vendasve të SHBA-së. 'Panzerat' kaluan në epërsi pas disa sekondave lojë me golin e Kai Havertz, por Robinson barazoi brenda pjesës së parë. Duhej minuta e 57-të që Leroy Sane të gjente golin e dytë dhe të fitores për Gjermaninë e Julian Nagelsmann.
Në 'Kyle Field' të Teksasit, Argjentina fitoi 2-0 miqësoren kundër Hondurasit edhe pse pa Lionel Messin në fushë. Kapiteni vuan nga një lëndim i lehtë dhe do të jetë gati pas disa ditësh, me Scalonin që nuk ka dashur të rrezikojë. Lautaro Martinez me penallti në minutën e 37-të dhe Giuliano Simeone në minutën e 54-t (asist nga Lautaro) ishin autorët e golave.
Kur duhen edhe katër ditë nga nisja e Kupës së Botës, skuadrat janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve përpara turneut madhor që do të mbajë 'në ethe' miliona tifozë në mbarë botën.
Miqësoret:
Brazil 2-1 Egjipt
Venezuela 1-2 Turqi
Argjentinë 2-0 Honduras
Paraguai 4-0 Nikaragua
Puerto Rico 0-3 Arabia Saudite
Kanada 1-1 Irlandë
Belgjikë 5-0 Tunizi
Portugali 2-1 Kili
Rumani 2-1 Uells
SHBA 1-2 Gjermani
Zvicër 1-1 Australi
Panama 1-1 Bosnje Hercegovina
Bolivi 0-4 Skoci
Angli 1-0 Zelanda e Re

Komente