Miqësoret, Portugalia dhe Anglia gati për Kupën e Botës

Miqësoret, Portugalia dhe Anglia gati për Kupën e Botës

Portugalia

Portugalia dhe Anglia tregojnë se janë gati për Kupën e Botës që do të startojë pas pak ditësh. Luzitanët nuk e falin Algjerinë duke e fituar 3-0 miqësoren e luajtur në Lisbonë në stadiumin “Da Luz”.

Me Cristiano Ronaldon që nga minuta e parë është një tjetër muzikë për skuadrën e Fernando Santos që shënon golin e parë që në minutën e 17-të me Guedes dhe dyfishon po në fraksionin e parë me Bruno Fernandes që me kokë shënon pas një asisti të kapitenit Ronaldo. Në 45 minutat e dyta llogaritë i mbyll Guedes që kompleton dygolëshin personal. Portugalia debuton në Botëror ndaj Spanjës më 15 qershor.

Në formë shumë të mirë është edhe Anglia që fiton miqësoren e luajtur në Leeds ndaj Kosta Rikës një tjetër skuadre të Kupës së Botës. Markus Rashford shënon një supergol në pjesën e parë, ndërsa llogaritë i mbyll Welbeck 15 minuta nga fundi. Anglia mund 2-0 Kosta Rikën dhe tregon se është gati për debutimin ndaj Tunizisë më 18 qershor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja