Të premten u zhvilluan disa ndeshje miqësore, me kombëtaret e kualifikuara për në Kupën e Botës 2026 që janë duke bërë provat gjenerale përpara përfaqësimit të madh që do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në Amsterdam, Holanda fitoi 2-1 me përmbysje kundër Norvegjisë. 'Tulipanët' u ndëshkuan pas 24 minutave lojë nga Andreas Schjelderup i Benficas, por Virgil van Dijk dhe Tijani Reijnders përmbysën gjithçka.
Në stadiumin e Villarrealit vendasit e Spanjës fituan 3-0 kundër Serbisë me dopietën e Mikel Oyarzabal në minutat 16 dhe 43, si edhe golin e Victor Munoz në minutën e 72-të.
Në 'Wembley' të Londrës Anglia u ndal 1-1 nga Uruguai. Ben White shënoi për 'Tre Luanët' në minutën e 81-të, ndërsa Federico Valverde i Real Madridit barazoi në shtesën e katërt nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Disa nga miqësoret e zhvilluara të premten, 27 mars 2026:
Spanjë 3-0 Serbi
Angli 1-1 Uruguai
Zvicër 3-4 Gjermani
Komente









