Miqësoret/ Trajneri Ahmataj zbardh listën me emrat e 20 kuqezinjve të ftuar në Kombëtaren U-19

Miqësoret/ Trajneri Ahmataj zbardh listën me emrat e 20 kuqezinjve të ftuar në Kombëtaren U-19

Kombëtarja U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 nis sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Lihtenshtejnit që do të luhen më 9 dhe 11 gusht në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar 20 futbollistë për këto dy dy teste të rëndësishme, me ekipin që po përgatitet për kualifikueset e Europianit të kësaj grup-moshe që zhvillohen në muajin nëntor.

Tekniku shqiptar do të ketë në dispozicion të gjithë elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 10 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare si Skënderbeu, Tirana, Laçi, Teuta, Partizani e Dinamo dhe 10 prej tyre aktivizohen në klube të huaja si Empoli, Burnley, etj. Shumë prej tyre kanë qenë edhe më parë pjesë e ekipit U-19 dhe janë futbollistë që premtojnë shumë për të ardhmen e Shqipërisë.

Skuadra do të grumbullohet pasditen e sotme në Tiranë, ndërsa stërvitjet do t’i zhvillojë në Shtëpinë e Futbollit. Ndeshja e parë e Kombëtares U-19 e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj është planifikuar të luhet në “Shtëpinë e Futbollit” më 9 gusht duke nisur nga ora 17:30, ndërsa takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 11 gusht po në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në orën 10:00.

Këto miqësore ndaj Lihtenshtejnit janë një mundësi e mirë për të kolauduar skuadrën në kuadër të impenjimeve në kualifikueset e Europianit “Rumani 2025” për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor. Shqipëria është pjesë e Grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën ‘Elite Round’.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?