Skuadra e  Kukësit ka bërë ndeshjen e fundit të miqësoreve para se të luaj me 12 korrik kundër Sheriff Tiraspol në transfertë e vlefshme për grupet e “Uefa Champions League”.
Në ndeshjen e zhvilluar këtë të martë Kukësi ka humbur me rezultatin e thellë 6 me 0, kundër Dinamos së Moskës.

Kukësi vjen në përballjen e kupave të Europës për hërë të dytë, ku duhet cilësuar se në debutimin në “Eufa Europa League”, kaloi 3 ture duke u cilësuar si klubi futbollistik shqiptarë më me suksese në garat ndërkombëtare.

Pas fitimit të titullit kampion i Shqipërisë, Kukësi do përballet me grupet e “Eufa Champions League”, ku ndeshjen e parë kundër Sheriff Tiraspolit do e luaj në transfertë me 12 korrik.

Redaksia Online
N.M / Shqiptarja.com