Miqësorja e luksit për fazën përgatitore të verës mes Barcelonës dhe Juventusit është mbyllur me shifrat 2-2.
Në Dallas shkëlqeu më së tepërmi francezi i skuadrës katalanase Ousmane Dembele, i cili ashtu si Kean nga ana tjetër për Juventusin realizuan ‘dopietë’. Gjithsesi Dembele realizoi dy herë në mënyrë spektakolare, duke u futur nga krahu dhe duke treguar se mbetet një futbollist kyç për skuadrën e Xavi-t.
Dembele në fund të sezonit të kaluar i përfundoi kontrata, por Barcelona e bandi për të rinovuar për dy vite. Në këtë ndeshje morën minuta si sulmuesi Leënadoëski për spanjolët ashtu edhe di Maria për Juventusin.