Miqësorja me Ukrainën në dyshim, por Kombëtarja shkon në Francë

Miqësorja me Ukrainën në dyshim, por Kombëtarja shkon në Francë

Kombëtarja shqiptare miqësore me Ukrainën

Pas humbjes turpëruese me Kosovën, Shqipëria do të luajë një tjetër ndeshje miqësore më 3 qershor, pikërisht me Ukrainën, por kjo sfidë është vënë në dyshim. Ka qenë vetëm Andriy Shevchenko, menaxheri i kombëtares ukrainase, që duke parë kushtet e sigurisë të stadiumit, ka kërkuar në FIFA që kjo sfidë të mos luhet.

Megjithatë, përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të udhëtojë drejt Evianit të Francës për t’u stërvitur atje, edhe nëse nuk do të luhet miqësorja me përfaqësuesen e Ukrainës me datë 3 qershor.

Konfirmimi ka ardhur nga menaxheri i ekipit kombëtar, Kejdi Tomorri, i cili ka sqaruar se, sido që të shkojnë gjërat, edhe nëse Ukraina nuk paraqitet, Shqipëria do të udhëtojë drejt Francës për të shmangur penalitete financiare.

Për ndeshjen në fjalë kemi dëgjuar zërat në media. Përfaqësuesja e Shqipërisë do të shkojë në Evian pasi kemi një kontratë me kompaninë ‘Matchëorld’, ashtu si Ukraina. Pra ne nesër do të nisemi për në Verbier ku është qendra e grumbullimit dhe me datë 3 do të luajmë në Evian kundër Ukrainës. Kemi dëgjuar që Ukraina ka probleme me kompaninë në fjalë por në do të respektojmë kontratën dhe do të shkojmë për të luajtur atje.

Menaxheri i ekipit kombëtar, Kejdi Tomorri

Kjo situatë duket absurde dhe mund të kthehet në qesharake, pasi në rastin kur Ukraina mund të vendosë të tërhiqet nga kjo ndeshje, që do zhvillohet në një stadium prej 3500 vendesh, atëherë Panucci do të kishte lojtarët vetëm për stërvitje, duke e bërë këtë grumbullim të qershorit më të dështuarin në historinë e futbollit shqiptar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë