Miqësorja e luksit Partizani-Roma, mbrëmjen e shkuar në Tiranë ka pushtuar faqet e gazetave dhe mediave të sportit në Shqipëri dhe në Itali, ku mediat e kësaj të fundit kanë bërë një gafë të madhe teksa kanë quajtur ekipin e kampionëve të Shqipërisë “Partizani i Beogradit”.
Lajmi është publikuar nga “Corriere dello Sport”, e cila i ka quajtur të kuqtë “Partizani i Beogradit”.
Për Partizanin, për kryeqytetit shqiptar, vizita e Romës ishte më shumë se sa një test miqësor. Nuk ndodh shpesh që në Tiranë të vijë një ekip kaq i madh, për më tepër me një trajner ikonë, nga më të mirët në historinë e futbollit, Jose Mourinho.
Këto detaje bën që “Air Albania” të ishte “full”, një atmosferë fantastike që i dha më shumë shije këtij takimi. Historia është ndryshe për Romën, për verdhekuqtë ky ishte thjesht një test miqësorë për të kolauduar ekipin në prag të sezonit të ri.
Partizani humbi 1-2 me Romën në “Air Albania”, në testin miqësor të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Kampionët e Shqipërisë e kishin mendjen te Valmiera në Conference League, aty ku të enjten i pret ndeshja e kthimit. Trajneri i të kuqve, Zoran Zekic e nisi ndeshjen me formacionin e dytë.

Komente











Provokacja!
PërgjigjuAspak qudi, ky e ka bër edhe ashtu Shqipërin serborusi…!
PërgjigjuAshtu sic dole ti dobic nga shartimi i berishoviçeve me tet eme te hauri lopes