Shqipëria ka fituar miqësoren përballë Turqisë brenda në Antalia me rezultatin 2-3. Kuqezinjtë e drejtuar nga italiani Panuçi zhvilluan një ndeshje pozitive, edhe pse për më shumë se 50 minuta ishin me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Memushajt.
/Shqiptarja.com
Kombëtarja e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me Sadikun në minutën e 23, ndërsa ecuria e mirë e pjesës së parë vijoi, pasi sulmuesi bëri dopietë në fund të pjesës së parë, por në dhomat e zhveshjes shkuan me një lojtar më pak, pasi Memushaj mori dy të verdha.
Sapo filloi pjesa e dytë Turqia ngushtoi diferencën, por Grezda shënoi golin e tretë për Shqipërinë. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan duke ngushtuar sërish rezultatin në 2-3 duke shpresuar për një barazim, që nuk ndodhi, pasi shqiptarët u mbrojtën mjaft mirë.
[gallery]24671[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

FOTO








