Kur kanë kaluar vetëm 3 ditë nga ngjarja tronditëse në fshatin Grecalli të Fierit ku Klodian Çalamani i mori jetën në mënyrë makabre një fëmije 8-vjeç, në Kuvendin e Shqipërisë është zyrtarizuar grupi ‘Miqtë e fëmijëve’. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla që ka mbështetur këtë nismë ku janë përfshirë rreth 50 deputetë tha se ky grup do të jetë një instrument për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe për të monitoruar zbatimin e ligjeve që lidhen me të drejtat e tyre.
“Dhuna ndaj fëmijëve, është turpi i çdo shoqërie. Kemi detyrimin për të përfaqësuar maksimalisht zgjedhësit tanë, për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Miratuam përmirësimin e ligjit për dhunën në familje, duke mundësuar masat më efikase dhe efektive për parandalimin e saj”, tha Nikolla.
Ndërkaq deputetja e PD Albana Vokshi tha se rastet e dhunës dhe të krimeve ndaj fëmijëve siç ishte ai i Fierit, që sipas saj nuk duhet ta kishim lënë të ndodhte, tregojnë se nuk kanë funksionuar mekanizmat për parandalimin e tyre.
Përfaqësuesja e OKB-sw në Shqipëri, ndërsa ka vlerësuar përmirësimet ligjore që janë bërë për mbrojtjen e fëmijëve, ende ka shumë problematika që duhen adresuar dhe duhen parë me prioritet.
“Ka fëmijë që për shkak të kushteve ekonomike nuk kanë mundur të ndjekin mësimet. Dhuna ndaj fëmijëve është shtuar. Qasja ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar është përkeqësuar. Ka raste të tendencës për të martuar vajzat në moshë minorene. Parlamenti ka për detyrë dhe mundësinë të mbikëqyrë situatën në nivel qendror dhe vendor”, u shpreh ajo.
Grupi i deputetëve ‘Miqtë e fëmijëve’ do të funksionojë në mënyrë të përhershme, duke organizuar punë me strukturat që të ndjekin nga afër çështje që lidhen më mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Refuzuan të paguajnë karriget e djegura, Kuvendi u mban pagën Bardhit, Nokës, Nallbatit e Hotit! Ja sa lekë u morën 4 deputetëve të PD (DOKUMENTI)
7 Janar, 16:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor 2024, 19:46
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor 2024, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindje: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor 2024, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor 2024, 12:35
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor 2024, 13:11
Dhuna ndaj femijve e ka fillesen ne familje, shkolle,shoqeri e lagje. Keto 30 vjet tranzicioni me migrimin brenda vendit, ku familje pa profesion,zanat,te ardhura, lane fshatrat,tokat qe moren dhe erdhen ne qytete e k/qytet e rane ne batak, qe me kete traum qe pesuan duan tre breza te nderkemben. Sa per ate qe martojne vajza ne moshe te vogel,ajo eshte tradite e gollove qe e prune prapambetjen me vete,te cilet edhe pse me pislleqe arriten ketu ne Tirane te veshin rroba firmato, dallojne qe jane gollo.
Përgjigju