/ATSH/.- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, të qarkut Vlorë, Mira Shehut, e cila zëvendësoi në këtë detyrë Luiza Xhuvanin, e dorëhequr rreth një muaj më parë.
Ndonëse në listën shumëemërore të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, më përpara figurojnë kandidatët Edmond Leka dhe Shuaip Beqiri, por për shkak të kriterit ligjor për respektimin e kuotave gjinore, mandati i kaloi kandidates femër.
Mira Shehu, e lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar më 1996 në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në vitin 2003 ajo përfundon shkollën pasuniversitare UPT; në vitin 2007 merr Gradën Shkencore "Doktor i Shkencave", ndërsa në 2009-n merr titullin akademik 'Profesore e Associuar'.
Mira Shehu që prej vitit 1999 punon në Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali", ku aktualisht mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Inxhinierisë Mekanike & Navale; në vitet 2007-2009 ka qënë Dekane e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe 2009-2010 Dekane e Shkollës Pasuniversitare.
Sa i takon karrierës politike në periudhën 2007-2009 ka qënë Koordinatore e PS-së për arsimin në Qarkun e Vlorës; në 2009-n kandidatë për deputete, aktualisht është anëtare e Asamblesë Kombëtare.
Nga viti 2004 e në vazhdim është anëtare e bordit të NSTM (Network of Sciences and Materials Technology)midis universiteteve shqipfolëse, Tirana, Prishtina, Elbasan, Vlora, Tetova dhe Universiteteve gjermane of Bergakademie Freiberg dhe Mitweida.

LAJMET MË TË VLERËSUARA