Vetëm pak ditë më parë u përfol se modelja e famshme Miranda Kerr dhe aktori Orlando Bloom janë në prag të ndarjes së tyre.

Mesa duket çdo gjë ka qenë e vërtetë pasi çifti i ka dhënë fund martesës tre vjeçare.

Një përfaqësues i aktorit britanik ka konfirmuar lajmin për “E!News”.

miranda kerr

“Në një deklaratë të përbashkët Orlando dhe Miranda kanë raportuar se ata janë ndarë miqësisht”, ka thënë burimi.

Ata janë njohur që në vitin 2007 me njëri-tjetrin, ndërkohë që në 2010 janë martuar.

miranda kerr

Modelja Bukuroshe dhe Bloom kanë një djalë së bashku dhe janë shprehur se pavarësisht ndarjes kujdesi ndaj tij do të jetë maksimal nga ana e të dyve.

Dalja e tyre e fundit në publik ka qenë në shtator pas rolit të aktorit në veprën Romeo dhe Xhuljeta.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)