Modelja Miranda Kerr tani vjen me një imazh të ri.

Ajo është fotografuar në Australi, në një event bamirësie ku ka qenë e pranishme ditën e martë.

Modelja australiane dukej mahnitëse e veshur me një fustan të shkurtër plot ngjyra, i cili ka nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara.

Modelja 29 vjeçare e Victoria’s Secret është mbështetëse e fëmijëve të cilët kanë nevojë për këshilla apo ndonjë ndihmë, duke i këshilluar ata online.

Ylli i njohur e veshur thjeshtë, me një tualet natyral dhe flokët e lëshuara mbi supe ka realizuar disa foto dhe me fëmijët ku është dukur mjaft e dashur dhe e kujdesshme me ta.
Miranda Kerr u emërua ambasadore e “Kids Helpline”.

Modelja Kerr e cila ka një djalë dy vjeç me bashkëshortin e saj Orlando Bloom është shprehur se ka qenë pikërisht ndjesia e të qenit nënë që e ka frymëzuar për tu përfshirë në këtë projekt bamirësie.

“Është e rëndësishme për ata të kenë një person që i ndihmon dhe i këshillon. Kjo i ndihmon të rriten të lumtur.Unë kam një zë tani dhe kjo është e rëndësishme për mua që ta përdor atë pozitivisht”-ka thënë Kerr për news.com.au.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com