Sipas medias online TMZ  modelja e famshme Miranda Kerr nuk e mohon se mund të ketë një pajtim mes saj dhe Orlando Bloom pas ndarjes.

Të premten aktorja ka lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe ish partnerit nuk kanë marë fund përfundimisht.

Australiania ka thënë se ajo asnjëherë nuk ka pranuar se martesa e saj ka marë fund përfundimisht.

miranda kerr

Ajo ka shprehur: -“ Unë çdo ditë them lutjen, unë të fal ty, të lutem ti më fal mua. Le të falim njëri-tjetrin, le të duam njëri-tjetrin. Le të jemi në paqe me njëri-tjetrin dhe me veten tonë”.

Gjatë mbërritjes në aeroport e pyetur nga fotografët se ajo ka shprehur që me Bloom nuk ka më pajtim Kerr me një buzëqeshje në fytyrë është përgjigjur:- “Nuk e kam thënë këtë. Unë kam thënë se do të mbetemi gjithnjë një familje”.

Edhe Bloom është shprehur gjatë intervistave të dhëna pas ndarjes se pavarësisht të gjithave ata do të jenë një familje.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)