Modelja australiane Miranda Kerr u nda nga partneri i saj i tre viteve vetëm gjashtë muaj më parë.

Mesa duket në setin e ri fotografik ajo do ti tregojë ish partnerit Orlando Bloom se çfarë ka humbur.

Ajo ka pozuar totalisht nudo për revistën “GQ”.

Fotot artistike janë realizuar nga fotografi i famshëm Mario Testino.

30 vjeçarja ka ekspozuar format e saj seksi duke mos i lënë më vend imaginatës së meshkujve.

miranda kerr

Kerr është shprehur në inetrvistë se ajo është e gatshme të tregojë anën e saj seksi.

“Sa më shumë vitet kalojnë aq më shumë e sigurtë jam rreth asaj se çfarë më pëlqen të bëj”, është shprehur modelja bukuroshe.

Ajo më tej ka theksuar faktin se seksi ndikon që ajo të jetë e tonifikuar dhe në formë.

Modelja ka treguar se ka pasur akoma më shumë propozime pas ndarjes nga Bloom.

Së fundmi ajo është komentuar shumë se ka nisur një romancë me personazhin televiziv James Packer, por kjo gjë nuk është konfirmuar.

(b.t/shqiptarja.com)