Modelja e famshme Miranda Kerr ka realizuar një set të ri fotografik për produktet kozmetike “Kora Organics”.

Ajo është shfaqur natyrale dhe e freskët në plazh.

E veshur me një fustan në ngjyrë bojëqielli i cili ekspozonte format e saj seksi, e shtrirë në rërën e shkriftë, Kerr është dukur sensuale.

Në një tjetër foto mamaja seksi shfaqet e ulur mbi një stol, veshur me një fustan të bardhë, ndërkohë që dhuron një buzëqeshje të ëmbël para kamerës.

miranda kerr

Duke u shprehur për linjën e produkteve kozmetike Kerr ka thënë se kjo është një iniciativë e cila e bën të lumtur atë dhe se produktet marin shkas nga jeta e saj e balancuar dhe e shëndetshme si dhe nga dashuria për gjërat organike.

Duke marë parasysh përbërjen e tyre nga Aloe Vera, livando dhe disa vajra të dobishëm Miranda ka siguruar që produktet e saj janë mëse të shëndetshme.

Askush nuk do të vinte në dyshim efikasitetin e produkteve të saj duke parë lëkurën e qumësht dhe të pastër të Kerr.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)