Ajo është një nga modelet më të suksesshme dhe sigurisht më të kërkuara në botën e modës dhe si rrjedhojë aktivitetet e Miranda Kerr janë të shumta.

Së fundmi ajo ka qenë e pranishme në Japoni pasi është e zgjedhur si imazh i markës së çantave japoneze “Samantha Thavasa”.

Kerr dukej rrëzëllitëse në eventin e organizuar në Tokio e veshur me një fustan mjaft pranveror.

Fytyra e saj dukej natyrale më nje tualet të thjeshtë, ndërkohë që binte në sy lëkura e qumësht.

Ajo ka qenë imazh i kësaj marke që nga viti 2012.

miranda kerr

Kjo kompani ka pasur si imazhe edhe emra të tjerë të njohur si Jennifer Lopez, Nicky dhe Paris Hilton si dhe Taylor Momsen.

Ky ka qenë një vit i mbushur plot me punë për bukuroshen Kerr, që kur u largua prej firmës së njohur “Victoria Secret”.

Ajo së fundmi është marë dhe me promovimin e veshjeve të markës “Reebok”.

Mamaja seksi gjithashtu ka qenë e përzgjedhura e markës “H&M” si dhe “Wonderbra”.

Nga ana tjetër linja e produkteve të saj Kora Organics po ecën më së miri.

(b.t/shqiptarja.com)