Lëkura e saj e qumësht dhe fytyra ëngjëllore me tiparet e bukura e bëjnë atë një nga modelet më të suksesshme dhe më të kërkuara.

Bëhet fjalë për të mrekullueshmen Miranda Kerr, për të cilën nuk është nevoja fare të përdorësh fotoshop kur pozon për kopertinat e revistave më prestigjioze.

Ajo është shfaqur në super formë dhe plot stil ditën e djeshme në Nju jork.

miranda kerr

Eveshur me një fustan të ngjitur pas trupit me një dizajn të veçantë, një çantë në ngjyrë bezdhë dhe një palë këpucë fine në blu elektrike Kerr është dukur sikur po pozonte në pasarelë.

Modelja, e cila ka një linjë të vetën të produkteve kozmetike KORA Organics ka pozuar për kopertinën e revistës “Cosmopolitan”.

Kerr ka pozuar gjithashtu para fotos së saj në kopertinën e revitës, ku dukej mjaft krenare për veten.

Duke folur për karrierën e saj 17 vjeçare në fushën e modës Kerr ka thënë se jeta e saj është më e balancuar se kurrë.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)