E kemi parë si një nga modelet më të bukura dhe më seksi, por mesa duket Miranda Kerr do të eksperimetojë edhe në muzikë.

Në një reklamë të vitit 2012 ajo ka dhënë një paraqitje të zërit për të gjithë fansat e saj. Kerr do të debutojë me një duet së bashku me Jersey Boys, me të cilin e ka regjistruar një këngë.


'Unë zakonisht këndoj në dush, por Jersey Boys më bindi të bëjmë një duet bashkë',-është shprhur modelja në Twitter.

Ndërkohë sa i përket jetës personale Miranda ka vetëm pak kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj aktori Orlando Bloom.

miranda kerr

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)