Miratimi i 3 ligjeve, OSBE:
Tani drejt të ardhmes më të mirë
Ambasdori i OSBE-së Wollfarth e cilësoi një hap konstruktiv dhe një hap i rëndësishëm për këtë vit vendimtar të Shqipërisë miratimin e 3 ligjeve sot nga Kuvendi i Shqipërisë. "Unë mendoj se gjithë shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lumtur", ka qenë reagimi i parë i Wollfarth.
TIRANË - Ambasdori i
OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth e cilësoi një hap konstruktiv të rëndësishëm për këtë vit vendimtar për Shqipërinë, miratimin e 3 ligjeve sot nga Kuvendi i Shqipërisë. Ai ka reaguar menjëherë për mediat pas daljes së tij nga Kuvendi.
"Dita e sotme është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ajo hapi rrugën, me hapa të rëndësishëm të reformës, drejt një të ardhmeje edhe më të mirë. Mendoj se gjithë njerëzit që jetojnë në këtë vend kanë arsye për të qenë shumë të lumtur. Ky është një hap konstruktiv në ndërtimin e një të ardhmeje të mirë për Shqipërinë. Unë dhe stafi im e mirëpresim këtë. Ky hap konstruktiv është veçanërisht i rëndësishëm sepse ai hap rrugën konstruktive për gjysmën e dytë të vitit, pasi ky vit vijon të jetë vendimtar për Shqipërinë. Dëshiroj të përgëzoj të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e këtyre ligjeve dhe në miratimin e tyre sot. Nuk mund të resht së thëni: ishte hap i rëndësishëm për një të ardhme konstruktive të Shqipërisë. OSBE-ja ishte, është dhe dëshiron të jetë pjesë e procesit të reformave, në të ardhmen, përmes Prezencës së saj në Shqipëri dhe ne jemi të gëzuar që mund të kontribuojmë. Integrim evropian do të thotë më shumë paqe, më shumë mirëqenie dhe kjo është pikërisht arsyeja për të cilën ne japim mbështetjen tonë këtu. Personalisht, jam shumë i çliruar që ky hap u mor sot dhe ndoshta ky është edhe emocioni që ka ngjallur ky miratim në të gjithë vendin: është një ditë çlirimi dhe e çeljes së të ardhmes e le të jetë një ditë e lumtur"
Pyetjes se mbyllja e Kuvendit, i mbyll rrugën rikompozimit të
KQZ, Wollfarth i është përgjigjur: "Le të jemi optimistë! E kam thënë mendimin tim për KQZ-në, që duhet të jetë e plotë, por le ta ndajmë këtë gjë nga miratimi i 3 ligjeve. Kur ndërton të ardhmen e një vendi s’mund të jesh kurrë aq konstruktiv sa duhet të jesh", përfundoi fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44