Miratimi i 7 ligjeve, Lu e Vlahutin
takojnë kreun e Kuvendit, Meta

Miratimi i 7 ligjeve, Lu e Vlahutin<br />takojnë kreun e Kuvendit, Meta
Ligji i Vettingut vë sërish në lëvizje ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë.

Në orët e paradites ishte ambasadorja e BE, Romana Vlahutin e cila takoi kreun e kuvendit, Ilir Meta, për të diskutuar pikërisht për këtë çështje dhe arritjen e konsensusit për kalimin e tij sipas procedurës parlamentare e në respekt të kushtetutës.
 
Më pas, rreth orës 14:20 ishte radha e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu i cili vizitoi Kryesinë e Kuvendit.

Diplomati amerikan u prit nga kryeparlamentari Ilir Meta dhe sërish temë e diskutimit ishte paketa shoqëruese e reformës në drejtësi. Më herët, ambasadori Lu takoi krytarin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj. 

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta takoi jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit ambasadoren e re të Gjermanisë, Suzane Shultz.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv