PD protestë ditën e miratimit të buxhetit 2025 në Kuvend, zbardhet mesazhi dërguar kryetarëve të degëve

PD protestë ditën e miratimit të buxhetit 2025 në Kuvend, zbardhet mesazhi dërguar kryetarëve të degëve

Foto ilustruese

Kryetarët e degëve të PD-së janë lajmëruar se ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17.00, PD do të protestojë përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, që opozita e quan anti-qytetarë.

Në mesazhin që u është drejtuar kryetarëve të degëve u kërkohet që të sigurojnë pjesëmarrjen.

“Përshëndetje të nderuar. Ditën e martë datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar. Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”, thuhet në mesazh. 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët njoftoi se do të mbajnë një protestë para Kuvendit, ditën e seancës plenare kur do të miratohet Buxheti i Shtetit për vitin 2025.

Berisha tha se ata do të paraqesin amendamentet e tyre në komisione dhe seancë plenare në lidhje me buxhetin, por u shpreh i sigurt se ato do të refuzohen nga mazhoranca.

Buxheti i Shtetit për vitin 2025 pritet të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme në Kuvend.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 13/11/2024 09:27

    Njoftoni dhe Osman Gazepin e katit të 8-të.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim