Miratimi i ndryshimeve në qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha
Pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri, ka reaguar kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i cili i ka cilësuar si një makiazh të një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Basha ironizon po ashtu deputetët e Sali Berishës, të cilët protestuan gjatë seancës së sotme, por vetëm pak ditë më parë bashkuan votat me Ramën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sipas tij, këto janë shfaqje të dala boje, pasi teatri i sotëm ishte ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha për amnistinë dhe mbylljen e listave.
"Edi Rama formalizoi sot makiazhin e fundit të qeverisë së mbytur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Njësoj si pas çdo makiazhi, më shumë është zhytur në korrupsion e më shumë i ka varfëruar shqiptarët, sepse nona e korrupsionit është Edi Rama, që qëndron në krye të saj. Nga ana tjetër, teatër-opozita dha shfaqjen e radhës, bajate dhe hipokrite, për të hequr shijen e pazarit të ndyrë kur vetëm 4 ditë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të shkatërruar Reformën Zgjedhore dhe mbyllur listat. E njëjta teatër-opozitë që sot bërtiste kundër korrupsionit, bashkoi votat me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit e tij. Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha. Sepse pa votat e Berishës, Rama nuk amnistonte dot të korruptuarit e tij. Pa votat e Berishës, Rama nuk i mbyllte dot listat", tha ai.
Basha tha se shfaqet që gjatë ditës zihen dhe gjatë natës mbyllin pazaret, sipas tij nuk janë më të besueshme.
"Batakçinjtë që liruan të korruptuarit e Ramës dhe mbyllën listat për veten e tyre mund të kujtojnë se shqiptarëve ju shesin sapunin për djathë, por jo, shqiptarët që e neverisin përditë e më shumë qeverinë më të korruptuar në Europë dhe teatër-opozitën si fasada e shëmtuar e saj. Shfaqjeve që ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret u ka dalë boja. Shqipëria meriton më shumë!", tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
74.5%
-
Të gabuar
13.4%
-
Nuk e di
12.1%
Vota total: 4306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
12 drejtuesit politik të PS, Andoni në Report Tv: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës
8 Shtator, 14:12
-
Zgjedhjet do jenë një banjë balte për PD-në?!
7 Shtator, 20:20
-
Mero Baze: Nuk janë primare, janë 'Primari'
7 Shtator, 20:16
-
Gazment Bardhi kundër Berishës: Primaret të mos kthehen në anarki për partinë
7 Shtator, 19:24
-
'Ka mbrojtur Berishën', standardi i ri (vjetër), për ata që duan të promovohen në PD
7 Shtator, 15:59
-
Spartak Ngjela në Report Tv: Opozita dhe PD kanë impakt negativ prej Saliut! Me ëndrra kërkon të rikthejë veten! Nuk mund të ketë të djathtë anti-amerikane
7 Shtator, 12:55
-
'Mbrojti Berishën 'non grata' tek kanceleritë e huaja!' Flamur Noka zbulon pse Agron Gjekmarkaj u emërua drejtues qarku në Lezhë pa u pyetur anëtarësia
7 Shtator, 00:31
-
Jakin Marena: ‘Rëndësi ka pjesëmarrja’, slogani i Berishës dhe PD për 2025
6 Shtator, 19:52
-
Debate të nxehta në Këshillin Kombëtar të PD-së! Anëtarësia llogari Nokës për drejtuesit e qarqeve! Sekretari i Përgjithshëm: Janë tagër i Berishës! Kryetari: Këto 9 muaj vetëm sulm!
6 Shtator, 19:36
-
Kërkesa e PD-së për qeveri teknike, PS kundër: Gjërat janë të qarta, kemi fituar me epërsi votash! Gazetari: S’i zgjidh problemet e opozitës, por opozita të dëgjohet
6 Shtator, 18:32
-
12 emrat që trazuan PD-në, Bejko në Report Tv: Berisha tregoi se ka qenë bashkëdrejtues me Bashën, u premtoi besnikëve të vet primare! Mundësitë për një fitore në 2025 janë zero
6 Shtator, 18:16
-
Largimi i Rrumbullakut/ Opozita: E shkarkuan me ceremoni se s’mbuloi skandalin e TIMS! PL: Janë kthyer në polici privatë të Ramës
6 Shtator, 16:45