TIRANE- Me votat e mazhorancës u miratuan dje ndryshimet për ligjin për kontrollin e pasurive. Opozita për rreth 8 orë debat akuzoi mazhorancën se nëpërmjet këtij ligji po kërkon që të marr kompetencat e presidentit të republikës duke i hequr atij të drejtën për të propozuar kryetarin e ILDKPsë. Ish-kryeministri Berisha ishte i pari që filloi lumin e akuzave ndaj mazhorancës, duke theksuar se tani më Rama po kërkon që të marr nën kontroll të gjitha institucionet e pavarura. Por ajo që ra në sy ishte ndryshimi i qëndrimit të LSI e cila votoi pro nenit që kishte kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve, ku të gjithë zyrtarët që në deklaratën e tyre të parë theksojnë se kanë mbi 1.5 milion lekë cash, duhet ti depozitojnë në bankë.
Seanca e djeshme nisi rreth orës 10 të paradites dhe kjo pikë përfundoi rreth orës 17 ku përgjatë gjithë këtyre orëve u bë një debat i ashpër ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Demokratët nga ana e tyre theksonin se ishin pro propozimeve të bëra nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive por ishte kundër pikës së amenduar nga mazhoranca se të drejtën për të propozuar kryetarin e ILDKP-së tani më e ka Komisioni i Ligjeve dhe jo më Presidenti. “Doni ta hiqni, hiqeni, po ku do përfundoni, do ta shikoni. Kjo mazhorancë nuk flenë më në pupla, por flenë në para. Doli dje që kanë 60 milionë euro në dyshek e jastëk. Bëni banio në vaska floriri. Ja merrni presidentit se ju duhet noteri.”, - tha ish kryeministri Berisha.
Por në reagimi ne tij, kreu i grupit parlamentar të PSsë, Gramoz Ruçi tha se Berisha ka frikën nga ILDKP dhe ndaj e kundërshton draftin. “E para për kushtetutën dhe do ta përgëzoja Berishën se po përgjërohesh për një dokument që nuk e ke votuar por e ke cilësuar leckë. Sa mirë ka vepruar populli shqiptar, mazhoranca e asaj kohe që bëri një kushtetutë, por ajo që nuk po thua është se cili nen po shkel. Këtë nuk e thua dot se në ndryshimin e bërë nuk preket asnjë kompetencë e Presidentit. Përgëzime Berisha se po mbron një ligj të 2003 të cilin nuk e ke votuar. Prandaj zotëri meqë i drejtohesh me gisht mazhorancës se fle në dyshek me para, le të them unë ku fle lepuri. Ti siç e çove atë zonjën dhe në vend që ta mbrosh po e dëmton se ti ke frikë që ky institucion që ka filluar të lëvizë që në muajin e parë, kur ky institucion ka 2 vjet që nuk ka kryer asnjë veprim”-tha Ruçi.
NDRYSHIMET
Ndryshimet e bëra në ligj shtojën kompetencat e ILDKPsë për të hetuar deklarimin e pasurive. Sipas tyre, çdo 4 vjet do të bëhet kontrolli i pasurive për të gjithë gjykatësit dhe çdo 7 vjet për të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Drafti parashikon gjithashtu se edhe bashkëjetuesit e zyrtarëve duhet të bëjnë deklarimin e pasurive ku krahas kësaj, në listën e personave që do të jenë të detyruar që të deklarojnë pasuritë janë edhe shefat e pavijoneve. Krahas kësaj, zyrtarët në deklarimin e tyre të parë të pasurisë duhet ti depozitojnë paratë në bankë nëse theksojnë se kanë mbi 1.5 milion lekë cash.
Shkrimi u publikua sot 25 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com