Nuk mund të fluturonte, gjendet bufi ‘Bubo Bubo’ në Lezhë! Origjina e tij është euroaziatike

Nuk mund të fluturonte, gjendet bufi ‘Bubo Bubo’ në Lezhë! Origjina e tij është euroaziatike

Bufi Bubo Bubo

Një buf i llojit Bubo Bubo është gjetur në rrugë në qytetin e Lezhës nga një qytetar. Bufi nuk mund të fluturonte dhe është dorëzuar në Qendrën e Riabilitimit të Shpendëve në Divjakë për të marrë trajtimin e duhur.

“Mbrëmë u lajmëruam nga qytetari lezhjan Xhulio Toma për një buf të madh (bubo bubo),që e kishte gjetur pranë rrugës dhe në pa mundësi për të fluturuar. Sot në mëngjes, nën mbikëqyrjen e drejtorit AdZM Lezhe  Pjeter Toni, ky buf u dorëzua në Qendrën e Rehabilitimit te Shpendëve ne Divjakë,” thuhet në postimin e  Ardian Koci, drejtor i AdZM Fier.

Bubo bubo është një buf euroaziatik, një specie e bufit të shqiponjës që banon në pjesën më të madhe të Euroazisë. Është një nga speciet më të mëdha të bufave, dhe femrat mund të rriten në një gjatësi totale prej 75 cm dhe gjatësi krahësh deri në 188 cm, ndërsa meshkujt janë pak më të vegjël. Ky buf ka tufa dalluese të veshit, me pjesët e sipërme që janë të njollosura me ngjyrë të zezë më të errët dhe ngjyrë kafe. Bufi Bubo Bubo gjendet në shumë habitate, por është kryesisht një zog i rajoneve malore ose zona të tjera shkëmbore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale