Është miratuar mbrëmjen e sotme projektbuxheti për vitin 2017 me 32 vota pro , gjashtë kundër dhe asnjë abstenim, pas shtyrjes me kërkesë të LSI dhe PD.
Ishte parashikuar që mbledhja e këshillit bashkiak të mbahej të enjten e kaluar por pas kërkesës së këshilltarëve të LSI dhe PD me pretendimin se nuk kishin kohën ë mjaftueshme për tu njohur me projektbuxhetin , këtë të martë votat e LSI dhe PS janë bashkuar duke kaluar në këtë mënyrë buxhetin e Bashkisë së Vlorës për vitin 2017.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në fjalën e tij tha se ndërkombëtaret kanë vlerësuar mënyrën e mbledhjes së taksave nga Bashkia Vlore, ku agjent është Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë.
Leli tha se “taksat do të përkthehen në shërbime për qytetarët. Kjo tregon vëmendjen që Bashkia e Vlorës do të ketë për të përmirësuar jetesën e të gjithëve, por edhe
shërbimin ndaj jush. Kjo falë taksave qe ju paguani!”
Ndërkohë nuk munguan edhe kritikat nga këshilltarët e djathtë të cilët kërkuan qe fondet e bashkisë dhe fondet nga buxheti që sapo kaloi të menaxhohen me kujdes nga Bashkia e Vlorës dhe tu jepet prioritet shkollave që kanë mungesë ngrohje dhe investimeve që janë në shërbim dhe domosdoshme për qytetin e Vlorës.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com