Miratohet buxheti i bashkisë Vlorë për 2025-ën, opozita kundër! Ja çfarë parashikon

Miratohet buxheti i bashkisë Vlorë për 2025-ën, opozita kundër! Ja çfarë parashikon

Ermal Dredha

Është zhvilluar këtë të premte mbledhja e fundit e këshillit të bashkisë së Vlorës me fokus miratimin e  buxhetit për vitin 2025 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027. Që në nisje këshillatrët demokratë e kanë quajtur këtë buxhet tërësisht si buxhet i pagave të administratës.

Kreu i këshillatrëve demokratë Atird Hoxha ka lajmëruar votën e tij kundër, pasi sipas tij buxheti nuk është ambicioz, por një buxhet për festa e dekore. Investime zero në zjarrfikëse, në pastrimin e kanaleve të ujërave të larta, për ambiente sportivë ku pallati i Sportit është një godinë me mure në rrëzim, ndërsa edhe transparenca sipas Hoxhës është zero.

‘Këta nuk janë të aftë ose të mbledhin të ardhura ose të planifikojnë buxhetin. Për të disatin vit radhazi planifikojnë që shumë më shumë dhe mbledhin një shumë qesharake që u bije në qafë pastaj investimeve në qytetin e Vlorës, qytetarëve të Vlorës, kanalizimeve, çerdheve, infrastrukturës dhe turizmit që është një nga prioritete e bashkisë. Duke marr parasysh këtë projektbuxhet dhe realizimin në këto shifra skandaloze do ta quaja unë sepse këto nuk afrohen as tek 80 për qind, këta vazhdojnë që të kenë një planifikim të jashtëzakoshëm thonë do mbledhim 12 milionë euro’, tha ai.

Me vetëm votat e mazhorancës  Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar buxhetin për vitin 2025 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027. Buxheti i vitit 2025 kap vlerën e 3.7 milionë euro ku rreth 8 miliardë lekë  janë planifikuar për investime

Në mbledhjen per miratimin e buxhetit, kryetari Ermal Dredha theksoi se procesi me automjetet që kanë mbetur në doganën e Durrësit është në fazën e përfundimit. 
Sipas tij, tashmë janë duke u mbyllur detajet e fundit për faturat e këtyre automjeteve, të cilat do të vendosen në punë. Dredha bëri të ditur se puna do të fillojë që në muajin janar ne Sherisht.

Në këtë takim, u diskutua gjithashtu dhe për shpalljen e tenderit për menaxhimin e Fushave të Mbetjeve nga KFV Kryetari Dredha njoftoi se ky tender do të realizohet shumë shpejt, për menaxhim  e mbetjeve ne Vlorës dhe Orikum.

Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar